Takim në Bashkinë Mirditë ndërmjet Kryetarit të Bashkisë Z.Albert Melyshi dhe Delegacionit nga Konfederata e Sindikatave të Austrisë (ÖGB), përfaqësuar nga Z.Oliver Ropke dhe Z.Markus Strohmeir dhe Z.Kol Nikollaj, Presidenti i KSSH-së dhe Znj.Anisa Subashi, Zëvëndës Presidentja e KSSH-së, si dhe Sekretare e Përgjithshme e FSAPSHCSH.
Gjatë takimit me Kryetarin e Bashkisë, Z.Albert Melyshi, u diskutua mbi organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor, sfidat sociale të rajonit, shkëmbimi i përvojave për menaxhimin e shërbimeve lokale, si dhe çështje që lidhen me punonjësit e Bashkisë,.të.cilët janë anëtarë të FSAPSHCSH.
Po ashtu, u shqyrtuan mundësitë për të zhvilluar bashkëpunime ndërinstitucionale, përfshirë dhe binjakëzimin e Bashkisë Mirditë me një bashki nga veriu i Austrisë, me karakteristika të ngjashme.
Ky takim vjen si një konfirmim i marrëdhënieve të mira dhe bashkëpunimit me miqtë tanë nga Austria, duke forcuar lidhjet kulturore, sociale dhe ekonomike ndërmjet dy vendeve.


