Tubimi për “Tarifa të Drejta, Punë të Denjë dhe Rrugë të Sigurta”, përfundoi me sukses!
Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Veprimit të ITF dhe ETF, Federata e Sindikatave të Punonjësve të Transportit dhe Telekomunikacionit të Shqipërisë (anëtare e KSSH-së) organizoi më 21 qershor një tubim të fuqishëm në Tiranë, ku qindra punonjës, sindikalistë dhe përfaqësues të sektorit u bashkuan për të ngritur zërin për të drejtat themelore në punë.
Ky tubim ishte një thirrje e qartë për ndryshim:
- për pagesa të drejta që respektojnë dinjitetin e punëtorit,
- për kushte pune të sigurta, ku asnjë jetë të mos vihet në rrezik për shkak të orareve të tejzgjatura apo mungesës së mbrojtjes,
- për punë të denjë, ku çdo zë dëgjohet dhe çdo punëtor trajtohet me respekt.
KSSH dhe FSPTTSH falënderojnë përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit, organizatat sindikale, drejtuesit e mjeteve të transportit, kolegët e angazhuar dhe çdo qytetar që shprehu solidaritetin e tij.
Nuk u ngritëm vetëm për veten, por për një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Treguam se bashkimi bën fuqinë, dhe se solidariteti nuk njeh kufij!


