INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Takimi i 2 i Komitetit Sektorial për Mikpritje & Turizëm dhe Komitetit Sektorial në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi (TIK)

Znj. Anisa Subashi, anëtare e Komitetit Sektorial për Mikpritje & Turizëm vlerësoi organizimin e përbashkët të dy Komiteteve, për të forcuar bashkëpunimin, por edhe shkëmbyer eksperiencat dhe ndërlidhur këto sektorë duke ndihmuar njëri-tjetrin për të rritur efektivitetin e të dy sektorëve, për të kuptuar më qartë nevojat dhe si mund ti punohet sëbashku mbi përmbushjen e tyre, si dhe për kontributin e të 2 palëve në ngritjen e standardeve të arsimit profesional dhe përafrimin me kërkesat e tregut të punës.
Qëllimi i këtij takimi ishte forcimi i bashkëpunimit ndërsektorial, bazuar në gjetjet e studimit të fundit të UNDP Albania mbi ndikimin e digjitalizimit në sektorët prioritarë të ekonomisë, si dhe validimi i standardeve të profesioneve dhe kualifikimeve profesionale.
Diskutimet u përqendruan në:
Gjetjet e studimit të UNDP Albania
Rritjen e sinergjisë midis dy sektorëve
Validimin e standardeve të reja profesionale dhe të kualifikimeve përkatëse për:
“Ndihmës në TIK”
“Menaxher i mesëm në hotel dhe restorant”
“Teknologji Informacioni dhe Komunikimi”, niveli II
“Hoteleri – Turizëm”, niveli IV
Share