Një hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë, ku bën së bashku përfaqësues të punëmarrësve/Sindikatave, punëdhënësve dhe shoqërisë civile për të forcuar dialogun social dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe BE-së, me mbështetjen e EESC është krijimi i Konitetit të Përbashkët Konsultativ Shqipëri – BE, ku KSSH përfaqësohet me Znj. Anisa Subashi, Zëvendës Presidente e KSSH-së dhe Znj. Dirida Nikollaj, Koordinatore e Rrjetit të Rinisë së KSSH-së.
Me prezencën e Kryeministrit të Shqipërisë Z. Edi Rama, Presidentin e EESC Z. Oliver Röpke, Ambasadorin e Delegacionit të BE në Shqipëri Z. Silvio Gonzato, Ministret e Shtetit Znj. Majlinda Dhuka dhe Znj. Delina Ibrahimaj, Zëvendës Ministren e MEKI, Znj. Olta Manjani, anëtarët evropianë, si dhe anëtarët dhe vëzhguesit shqiptarë të Komitetit të Përbashkët Konsultativ me EESC, u zhvillua Takimi i I-rë i këtij Komiteti.
Kjo është një platformë e rëndësishme për dialog dhe monitorim të rrugëtimit drejt anëtarësimit, si dhe për të kontribuar në një proces negociues më gjithëpërfshirës dhe transparent.
Z. Oliver Röpke, President i EESC, e vlerësoi si një moment historik kyç në Zgjerimin e BE-së, ku KPK do të shoqërojë në rrugën e saj drejt anëtarësimit përmes rekomandimeve konkrete nga partnerët socialë dhe shoqëria civile.