INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian (KKIE)

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian (KKIE) zhvilloi sot takimin e radhës ku fokus kishte:
 Raportin Vjetor për vitin 2024 dhe Planit të aktiviteteve për vitin 2025;
 Ecuria e procesit të integrimit europian gjatë vitit 2024 dhe statusi aktual i negociatave me BE raportuar nga Znj. Majlinda Dhuka, Ministër Shteti dhe Kryenegociatore e Shqipërisë me Bashkimin Europian;
 Direktivat e Bashkimit Europian mbi standardet e organeve të barazisë dhe nevoja e përafrimit të tyre në legjislacionin shqiptar, raportuar nga Z. Robert Gajda, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
 KSSH në këtë takim ishte e përfaqësuar nga Z. Kol Nikollaj, President i KSSH Konfederata e Sindikatave te Shqiperise dhe Znj. Anisa Subashi, Zëvendës Presidente e KSSH-së dhe Sekretare e Përgjithshme e Federatës së Sindikatave të Administratës Publike dhe Shërbimit Civil të Shqipërisë (FSAPSHCSH).
Ky takim u hap nga Znj. Jorida Tabaku, e cila shprehu se  Integrimi Europian nuk është propagandë, por detyrim dhe se për muaj me radhë, mazhoranca e ka bllokuar Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian, duke tentuar ta zëvendësojë me komisione të sajuara, por sot, pas këmbënguljes sonë, ky këshill më në fund u mblodh. Ajo theksoi gjithashtu gjatë diskutimeve të saj se
 Shqipëria është në një moment kyç, por integrimi nuk matet me kapituj të hapur, por me reforma të mbyllura!
 Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa institucione të pavarura, nuk ka anëtarësim në BE!
 Qeveria vazhdon të sillet sikur integrimi është pronë e saj dhe jo një proces kombëtar që kërkon përfshirjen e të gjithëve: biznesit, shoqërisë civile, sindikatave dhe qytetarëve!
 Shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për integrimin Europian, jo një që e përdor integrimin për propagandë!
 SH.T.Z Silvio Gonzato, Ambasador i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri theksoi se anëtarësimi në BE  është një proces transformues i të gjithë shoqërisë , që do të thotë se qeveria shqiptare, parlamenti dhe shoqëria civile duhet të punojnë ngushtë së bashku. Ai përshëndeti progresin e bërë nga Shqipëria në negociata dhe rëndësinë e përafrimit të ligjeve shqiptare me standardet e BE-së në të gjitha fushat. “Ndërsa procesi i anëtarësimit në BE përshpejtohet, është edhe më e rëndësishme që Qeveria të vendosë mekanizma efektivë për të komunikuar, konsultuar dhe marrë parasysh pikëpamjet dhe interesat e shoqërisë civile, biznesit, Sindikatave dhe aktorëve të tjerë të shoqërisë. Kjo nuk është vetëm çështje transparence, llogaridhënieje, por edhe akses në ekspertizën e duhur”.
Share