Znj. Anisa Subashi, Zëvendës Presidente e KSSH-së, në cilësinë e anëtares së Tryezës së Informimit dhe Konsultimit për Kapitullin 28, e ngritur në kuadër të Platformës së Partneritetit për Integrimin Europian (Tryeza PPIE/28), mori pjesë në takimin e sotëm organizuar nga Ministria e Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës (MEKI), në të cilin ishin gjithashtu edhe përfaqësues të institucioneve që mbulon ky kapitull dhe nga grupe interesi.
Z. Enkelejd Musabelliu, Zëvëndës Ministër i MEKI dha një panorame të përmbledhur lidhur me aktet e BE që janë planifikuar të harmonizohen, ndryshimet më të rëndësishme që pritet të reflektohen në legjislacionin shqiptar, gjetjet paraprake të opsioneve të ndërhyrjes dhe hapat e rradhës në këtë proces.
Ky takim u organizua në frymën e vullnetit për bashkëpunim me aktorët në procesin e integrimit të vendit tonë në BE, vecanërisht në një fushë sensitive dhe me impakt imediat për qytetarët shqiptarë. Ndryshimet ligjore që pritet të ndodhin do të sjellin gjithashtu një sërë detyrimesh si për grupet e interesit, ashtu edhe për institucionet shqiptare, ndaj MEKI organizoi këtë sesion që në nisje të procesit, me qëllim dhënien e një panorame të përgjithshme të kërkesave dhe detyrimeve që burojnë nga aktet përkatëse të BE, puna për harmonizmin e akteve të cilat sapo kanë nisur dhe MEKI është duke bërë vlerësimet paraprake të opsioneve të ndërhyrjes, përpara se të nisë procesin e draftimit.
Znj. Subashi gjatë takimit diskutoi mbi rëndësinë e këtij takimi, po ashtu edhe Kapitullit 28 dhe padyshim që impakti që do të ketë në bizneset duhet të jetë padyshim i shoqëruar me një vëmendje në aspektin social ndaj punonjësve që mos të ketë një impakt negativ dhe nëse do të duhet të fillojë pregatitja e një tranzicioni të drejtë. Sigurisht ky kapitull është mjaft I rëndësishëm për konsumatorët dhe përafrimi i legjislacionit, me zbatimin e tij më pas do të sjellë benefite dhe standarte për konsumatorët shqiptar edhe pse për bizneset shqiptare ky inpakt mund të çojë deri edhe në mbylljen e atyre të cilat nuk do jenë/bëhen sipas standardeve.