Z. Kol Nikollaj, President i KSSH-së dhe Znj. Anisa Subashi, Zëvendës Presidente e KSSH-së pritën në një takim në Zyrat Qëndrore të KSSH-së, Z. Steven McCloud, Drejtor i Qendrës së Zyrës së Tiranës dhe Z. Gaelan Ash, Specialistin e Lartë për Organizim dhe Negocim të Qendrës së Solidaritetit.
Fokusi i këtij takimi ishte bashkëpunimi midis dy palëve për zhvillimin e fushatave organizimi në sektorët të cilët KSSH i ka në prioritet të punës së saj për vitin 2025, të cilat do të zbatohen së bashku me Z. Ash dhe Qendra e Trajnimit dhe Studimeve Sindikale të Shqipërisë QTSSSH, e KSSH-së.
Në këtë takim gjithashtu u diskutua për situatën në Shqipëri, dialogun social, kontraktimin kolektiv, si dhe fushat në të cilën KSSH do të vazhdojë të bashkëpunojë me Qendrën e Solidaritetit të Zyrës së Tiranës.
Kolegut Gaelan Ash iu prezantua edhe puna që ka bërë dhe që bën QTSSSH e KSSH-së, si dhe ambientet e saj, një Qendër që funksionon që nga viti 1996.