INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Takim 2-ditor me Grupin Ndërinstitucional të Punës, për hartimin “Dokumentit politik/Strategjisë së Sigurisë dhe Shëndetit në Punë 2024-2030 dhe Planit të Veprimit”

Fokusi i këtij takimi ishte diskutimi mbi Draftin “0” të “Dokumentit politik/Strategjisë së Sigurisë dhe Shëndetit në Punë 2024-2030 dhe Planit të Veprimit” nga anëtarët e GNP-së, ku kishte përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, institucioneve të tyre të varësisë, Organizatës Botërore të Shëndetit – (WHO), ILO, KSSH, për të dhënë kontriburtin e tyre në përmirësimin e Draft-Dokumentit, duke e plotësuar me informacionin përkatës, në përputhje me fushën e përgjegjësisë së tyre institucionale.
Në këtë takim kishte dhe ekspert për folur për forcimin e qeverisjes dhe menaxhimit të institucioneve të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë për kushte më të mira punë, forcimi I kapaciteteve të institucioneve politikë-bërëse dhe zbatuese, rritja e institucioneve përmbarimore, si dhe forcimi i dialogut social në Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.
Në këtë takim KSSH përfaqësohej nga Z. Kol Nikollaj, President i KSSH-së, I cili është edhe pjesë e grupit teknik të punës, Z. Klodian Islami, Sekretar I Përgjithshëm i FSPISH, Z. Neshat Zeneli.

Share