INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Seminari “Angazhimi i Sindikatave dhe roli i sinjalizuesit në luftën kundër korrupsionit” me Sindikatat e Administratës Publike dhe Shëndetësisë së Ballkanit Perëndimor

Konfederata e Maqedonisë së Veriut @KSS në bashkëpunim me Qendrën e Solidaritetit me zyrë në Tiranë organizuan një seminar si vazhdimësi e seminarit organizuar në Nëntor 2023 me Sindikatat e Administratës Publike në kundër të luftës kundër korrupsionit me fokus në implementimin konkret të aksioneve kundër korrupsionit, rolin e sinjalizuesit në luftën kundër korrupsionit dhe për të nxitur bashkëpunimin ndërmjet aktorëve për të adresuar sfida specifike të identifikuara dhe në seminarin e mëparshëm.
Znj. Anisa Subashi, Sekretare e Përgjithshme e Federatës së Sindikatave të Administratës Publike dhe Shërbimit Civil të Shqipërisë, anëtare e KSSH dha një informacion të hollësishëm mbi situatën në Shqipëri në lidhje me uljen e korrupsionit si
🔸️ nga ana e Federatës – e cila në bashkëpunim me Qendrën e Solidaritetit me Zyrë në Tiranë kanë bërë një seminar specifik mbi këtë çështje për gjithë lidershipin e KSSH-së dhe të BSPK së Kosovës, rreth 100 pjesëmarrës dhe ku janë në planin vjetor disa aktivitete të tjera në disa bashki në Shqipëri
🔸️ nga ana e Qeverisë, ku padyshim që në kuadër të proçesit të integrimin në BE:
📚 në vitin 2016, ndryshuar në 2020 Qeveria ka miratuar ligjin për sinjalizuesit dhe mbrojtjen e tyre, ku në përbërje të tij është krijuar Inspektoriati i Lartë I Deklarimit dhe Kontrollin e Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Njësia Përgjegjëse, etj;
🖥 krijimi i e-Albania për të reduktuar korrupsionin nga ana e administratës publike, ku shumica e shërbimeve meren direkt online;
🏛 Krijimi i SPAK – Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, ku tashmë ka dhënë rezultate që nga nivelet më të larta politike dhe duke sjellë shpresë që askush më nuk është I pakapshëm dhe i pandëshkueshëm dhe se ku ka korrupsion, personat ndalohen dhe burgosen pavarësisht nga niveli i lartë politik;
⚖ reformën në drejtësi në lidhje me gjyqtarët, të cilët të gjithë kalojnë në një proçes vetingu të asistuar nga partnerët, çka ka sjellë rezultate me largim të shumë gjyqtarëve të korruptuar, por që padyshim ka pasur dhe anën negative që dosjet e proceseve gjyqësore po vonohen për shkak të reduktimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve;
📧✍Strukturë online ankimi direkt pranë Kryeministrisë e quajtur “platforma e bashkëqeverisjes” ku qytetarët në rast se nuk marin shërbimet e tyre si duhet mund ta adresojnë direkt atje për ankimin e tyre
Etj.
Por që shumë duhet bërë akoma pasi problem vazhdon e mbetet zbatueshmëria.
Po ashtu Zj. Subashi informoi mbi planet e Federatës dhe KSSH mbi aksionet e ardhshme në këtë fushë.

Share