📌 Sindikatat tona po luftojnë për demokraci , për paqe☮️ dhe për drejtësi sociale.!
Këtë ditë të 1Majit 2024, lëvizja globale e sindikatave mblidhet rreth temës 📢 Sindikatat #PërDemokraci. Nuk ka demokraci pa sindikatat.!
📌 Me demokracinë në rënie në mbarë botën, sindikatat janë thelbësore në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe promovimin e punës së denjtë ✊🏿.
📌 Kjo duhet të ndërtohet mbi themelet e një #Kontrate të Re Sociale ⏩ punë, të drejtat, pagat, mbrojtjen sociale, barazinë dhe gjithpërfshirjen.
📌 Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë konstaton se :
Sot punëtorëve u është cënuar dinjiteti dhe personaliteti i tyre, pasi është cënuar e drejta e tyre për punë të denjë dhe pagë të drejtë.
Thelbi i dinjitetit njerëzor është puna dhe siguria e saj.
Sot punëtorëve u mungon ideali. Ideali për një jetë më të mirë dhe më të sigurtë. U mungon ideali i shpresës për të ardhmen e tyre dhe të familjeve të tyre.
📌 KSSH nuk i konsideron punëtorët ushtarë te pushtetit , skllevër modern te kapitalizmit dixhital , apo numra e statistika për fushata elektorale, por i konsideron promotor dhe përcaktues të lëvizjes shoqërore dhe të zhvillimit ekonomik , kulturor e social te shoqërisë.
Papunësia emigrimi , dhe keqpagimi i punëtorëve sot është në shifra alarmante dhe e kamufluar nga korrupsioni dhe informaliteti e trafikimi i influencave politike.
Lëvizja dhe organizimi kolektiv e i lirë sindikal janë solucion për një demokraci funksionale dhe të shëndetshme.
📌 Sot e gjithë bota është zhytur në një krizë ekonomike dhe politike , sidomos pas pushtimit ushtarak te Ukrainës nga shovinizmi Rus , konfliktit Izrael -Palestinë apo nga avancimi i të djathtëve ekstremistë europjanë në shumë shtete europiane.
Zgjidhja vjen vetëm nga avancimi i drejtësisë sociale dhe i demokracisë e solidaritetit në veprim. Demokracia dhe Solidariteti në veprim janë gjaku dhe jeta e sindikatave.
Demokracia në shoqëri vjen duke përfshirë fjalën e lirë, shtypin e lirë dhe barazinë gjinore.
📌 KSSH përpiqet që reformat demokratike të institucioneve qeveritare të bëhen për t’i dhënë përparësi mirëqenies publike dhe standardeve të punës mbi fitimet private.
Përdorimi dhe funksionimi i dialogut social është arma më e suksesshme për të fituar luftën dhe betejën me varfërinë , përjashtimin social dhe padrejtësine shoqërore.
Ne së bashku duhet të ekulibrojmë shoqërinë tonë të çekulibruar politikisht dhe ekonomikisht.
Ne së bashku duhet të luftojmë për barazi sociale, drejtësi shoqërore dhe mirëqenje ekonomike.
