KSSH në prpmovim të kësaj dite me dt.26 Prillë në orën 10.00, ditën e premte në Hotel Tirana International organizon Konferencë Kombëtare me pjesëmarrje të gjithë anëtarëve të Asamblesë së Përgjithëshme të saj dhe drejtues e aktivistë të gjithë niveleve dhe profesioneve.
Tashmë çdo ditë e më shumë vendet e punës dhe puntorët po rrezikohen nga ndryshimet klimaterike dhe rreziqet biologjike. Këto dukuri po rrezikojnë rëndë shëndetin e puntorëve dhe po rrezikojnë çdo ditë vendet e punës.
Puntorët e industrive të ndryshme kimike ,të prodhimit dhe tregtimit të produkteve industriale ,të bujqësisë , të peshkimit, të blegtorisë ,të ndërtimit ,të transportit dhe telekomunikacionit, të dërgesave postare ,deliverit , janë të ekspozuar dhe kërcënuar jo vetëm nga rreziqet biologjike e të nxehtit por edhe nga stuhitë ,uraganet, përmbytjet, stuhitë, rrufetë ,tornadot, zjarret, dhe erërat e forta janë një rrezik permanent për vendet e punës dhe për shëndetin e sigurinë e puntorëve.
Prandaj eshtë e nevojshme dhe e domosdoshme për Sindikatat që të kërkojmë politika dhe praktika më të forta dhe më te sigurta për të mbrojtur punëmarrësit nga ndikimet e rrezikshme të ndryshimeve klimaterike dhe atyre biologjike.
Bashkohuni me KSSH për të siguruar punë të denjë, të shëndetëshme dhe të sigurtë.!