INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Mbledhja e zakonshme e Presidencës Ekzekutive të KSSH

Mbështetur në Statutin e KSSH ,nën drejtimin e Presidentit të KSSH u mbajt në Tiranë mbledhja e zakonshme e PE të KSSH.
Presidenca Ekzekutive e KSSH analizoi situatën organizative të lëvizjes sindikale të tremujorit parë të vitit 2024, si dhe mori një sërë vendimesh të rendësime për zhvillimin dhe perfeksionimin e aktivitetit sindikal organizativ dhe ekonomik të KSSH për gjithë vitin 2024.
PE e KSSH vlersoi pozitive punën e bërë nga shumë Federata Sindikale në lidhje me negocimin dhe nënshkrimin e Kontratave Kolektive të Punës. Vend të veçantë në diskutim zuri çështja e mos funksionimit normal të Dialogut Social në të gjitha strukturat dhe nivelet e tijë.
PE e KSSH miratoi bilancin ekonomiko-financiar të KSSH për vitin 2023 të përgatitur dhe çertifikuar nga Ekspert Kontabël ligjor të licencuar dhe dorëzuar para dt.31 Mars në Organet Tatimore, si dhe mori disa vendime të rëndësishme për rritjen e performancës ekonomike të KSSH dhe rifinancimin e të gjitha strukturave organizative të KSSH me qëllim mbështetjen e aktivitetit sindikal në përmbushje të plotë të misionit dhe qëllimit të sajë.
AP mbështetur në Statutin e KSSH vendosi ti propozoje AP të KSSH që në periudhën Shtator-Nëndor të bëhen zgjedhjet elektorale në KSSH duke e kurorëzuar me sukses kët fushatë me dt.9 Nëntor , ditë që do zhvillojë punimet Kongresi i radhës i KSSH.
PE e KSSH vendosi dhe për aktivitetet celebruse të 28 Prillit, Ditës Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në punë ,si dhe për 1 Majin , diten e solidaritetit ndërkombëtar të puntorëve.
PE e KSSH vendosi të tërheqë vëmendjen qeverisë , parlamentit, pozitës dhe opozitës politike për të ndërmarrë politika dhe veprime konkrete mbështetëse me qëllim parandalimin dhe minimizimin e shpopullimit të vendit , veçanërisht nga largimi jashtë vendit i të rinjve dhe intelektualëve.

Share