INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Workshop i përbashkët i IndustriAll Europa / IndustriAll Global dhe FES “Sigurimi i një tranzicioni të drejtë në vendet e Ballkanit Perëndimor

IndustriAll Global dhe FES “Sigurimi i një tranzicioni të drejtë në vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe ndërtimi i strategjive të sindikatave për të parashikuar ndryshimin”.
Znj. Suzana Lulaj, Sekretare e Përgjithshme e Federata e Sindikatave Tekstile dhe e Kepuceve K.S.SH, Konfeksioneve dhe Shërbimeve Artizanale të Shqipërisë, FSPTKSHASH dhe Znj. Anisa Subashi, Zëvëndës Presidente e KSSH Konfederata e Sindikatave te Shqiperise KSSH-së morën pjesë në një workshop të organizuar për sindikatat anëtare të IndustriAll Europe dhe IndustriALL Global Union Global të Ballkanit Perëndimor, ku u diskutua për situatën e Sindikatave dhe se si do të sigurohet një tranzicion i drejtë në lidhje me Tranzicionin e gjelbër, zinxhirët e furnizimit, ndryshimet klimaterike dhe ndryshimet energjitike me pranimin e Axhendës së Gjelbër nga Ballkani Perëndimor, të cilët po fillojnë një udhëtim drejt dekarbonizimit të ekonomive të tyre dhe përafrimit të objektivave të tyre me klimën dhe energjinë me Marrëveshjen e Gjelbër Europiane.
Znj. Lulaj dha një panoramë të Sindikatës së Tekstilit në Shqipëri, vështirësitë që po kalon sektori dhe punonjësit nga krizat e vazhdueshme, duke filluar me Pandeminë e Covid-19, krizën energjetike për shkak të luftës në Ukrahinë dhe më pas krizën e euros, të cilat jo vetëm kanë rënduar kompanitë që operojnë në Shqipëri, por edhe punëtorët, duke sjellë humbje vendesh pune, nga mbyllje të disa kompanive, por edhe ulje të numrin të punonjësve, pothuajse në të gjitha kompanitë.
Padyshim që fokusi kryesor janë anëtarët, por edhe gjithë punonjësit e këtij sektori, prandaj Federata ka bërë takime e bisedime dypalëshe në shumë kompani ku FSPTKSHASH ka kontrata kolektive, por edhe kërkesa publike Qeverisë të ndërhyjë për të ndihmuar këto kompani, të cilat nga kriza e euros ishin ato që u goditën më shumë dhe rënduan në punonjësit gjithashtu.
Ajo informoi mbi ndërhyrjen e Qeverisë Rama për të stimuluar transformimin dhe investimet në teknologji e inovacion, duke mbështetur me shpejtësi nevojën për likuiditet, nevojën për kreditim të lehtësuar, si edhe për burime njerëzore të kualifikuara; një rimbursim i shpejtë i TVSH përmes një kanali të dedikuar për kompanitë e kësaj industrie; Ofrimi i një mekanizmi lehtësues (overdraft) për disponimin e shpejtë të likuiditetit, sipas kontratave me porositësit që kompanitë duhet të fusin në prodhim; Një garanci sovrane për investime në teknologji dhe inovacion; Një skemë financimi për ngritjen e një akademie profesionale për manifakturën dhe trajnimet përkatëse në kompani
Pra angazhimin e Qeverisë për të rritur angazhimin e saj për ta mbështetur më tej këtë sektor që të mbyllë vetë ciklet e prodhimit, si dhe të bëhet më produktiv e më konkurrues duke fuqizuar markën ‘Made in Albania’”, por që sipas Federatës, patjetër pas disa diskutimeve me punëdhënësit e disa kompanive, kjo nuk i ndimon ata pasi kjo garanci është më së shumti për ato pak kompani që kanë proces “Made in Albania” dhe jo për shumicën që janë kompani që bëjnë vetëm një pjesë procesi të produktit përfundimtar.
Dhe një nga shqetësimet e Federatës për këto sipërmarrje të Qeverisë është edhe fakti që ajo asnjëherë nuk i përfshin të gjitha palët, ku nuk është konsultuar me Sindikatat, si një nga palët më të interesuara pasi janë anëtarët dhe punonjësit e sektorit ata që ndikohen më shumë.
Znj. Subashi, si Zëvendës Presidente e KSSH-së dha një informacion edhe mbi sektorin e energjisë, masat që ka marë Qeveria, strategjitë dhe punën deri tani për reduktimin e emetimeve të gazeve serrë, objektivin për energjinë e rinovueshme, panelet diellore, etj.
Qëllimi i këtij seminari ishte informacioni, shkëmbimi, si dhe për të forcuar pjesëmarrjen dhe strategjitë e Sindikatave në Ballkanin Perëndimor në pritje të ndryshimit dhe përfshirjes në debatin politik të tranzicionit me këndvështrim tek ndikimi sa më pak dhe me kohezion social tek punonjësit, duke garantuar standarte të mira pune, punë të denjë dhe një të ardhshme të qëndrueshme për industrinë në rajon.

Share