Znj. Anisa Qose, Sekretare e Përgjithshme e Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Bujqësisë, Blegtorisë, Pyjeve dhe Peshkimit të Shqipërisë, anëtare e KSSH-së mori pjesë në aktivitetin e ILO-s, duke përfaqësuar KSSH-në, ku kishte përfaqësues nga i gjithë rajoni, nga Ministritë e Punës, Specialiste të ILO-s, si Znj. Maria Jose Chamarro, Znj. Anna-Karin Palm Olsson nga Suedia, përfaqësues nga sindikatat, punëdhënësit, etj.
Fokusi kryesor i këtij aktiviteti ishte nxitja e diskutimeve rreth çështjeve kritike të balancës punë – jetë dhe aktivizimi i grave të reja me përgjegjësi përkujdesjeje, ku në kontekstin aktual të tregut të punës në Ballkanin Perëndimor është thelbësore të shqyrtohen sfidat me të cilat përballen gratë, të cilat shpesh përfaqësojnë shumicën e individëve joaktivë për shkak të përgjegjësive të kujdesit. Gjithashtu u diskutua mbi
Ligjet e Punës, Kontratat Kolektive të Punës dhe për ligjet në lidhje me marrveshjet dhe mosmarrëveshjet në në vendin e punës.
Si të krijojmë ambjente që të jetë i denjë për gruan
Mungesa e një tregu të balancuar për sa i përket barazisë gjinore në vendin e punës.