Seminarë kualifikimi i realizuar nga Qendra e Trajnimit dhe Kualifikimit Sindikal e KSSH-së në kuadër të përmbylljes së Projektit të ILO-s “Qasje në drejtësi për mosmarrëveshjet në punë përmes ndërmjetësimit dhe pajtimit”. Me pjesëmarrjen e të gjithë drejtueseve të Federatave Sindikale , antare të KSSH dhe kordinatoret rajonal të KSSH , të cilët janë edhe përfaqësues sindikal të çertifikuar nga ILO në zyrat rajonale të Pajtimit dhe Ndërmjetësimit.
Tematika që u zhvillua u përqëndrua kryesisht në Konfliktet që lindin në procesin e negocimit dhe nënshkrimit të Kontratave Kolektive të Punës.
Ekspertja e legjislacionit të punës Znj.Albana Shtylla dhe Kordinatorja e Projektit Dorina Nika bënë një përmbledhje të rezultateve dhe rekomandime e përmbyllëse të këtij projekti.
Zv.Presidentja e KSSH dhe antare e bordit drejtues të këtij projekti Znj. Anisa Subashi evidentoj gjith situatën e kontratave kolektive në KSSH si dhe punën që bën Zyra Kombëtare e Pajtimit dhe Ndërmjetësimit , sidomos me mbështetjen që ka marrë nga implementimi i këtij projekti.
Seminari u zhvillua në formën e bashkëpunimit dhe debatit për evidentimin e pikave të forta , promovimin e tyre si dhe eliminimin e dobësive e sidomos shkëmbimin e informacionit , bashkëpunimin institucional me punëdhënësit dhe forcimin e kapaciteteve të sindikatave në fushën e negocimit dhe kontraktimit kolektiv.
President i KSSH , Z.Kol Nikollaj në konkluzionet e takimit theksoi edhe njëherë se Ndërmjetësimi dhe pajtimi janë mënyrat më të mira për zgjidhjen e konflikteve kolektive dhe individuale të punës. Kjo mënyrë ka epërsi për shkak se procedurat kryhen :
Paqësore
Të shpejta
Konfidenciale
Të paanshme
FALAS
Ky projekt i ILO-s është realizuar me mbështetjen financiare të Qeverisë Suedeze nëpërmjet Ambasadës saj në Tiranë.