Konfederata e Sindikatave në kuadër të miratimit nga KKP të propozimit të saj për Qeverinë për: “Një reformim tërësor të Sistemit të pagave në Shqipëri” po organizon një fushatë bashkëpunuese me aktorët dhe faktorët politik dhe Social të vendit tonë.
Sot Presidenti i KSSH Z.Kol Nikollaj zhvilloj një takim informues dhe konsultuese me Ministren e Shëndetesisë dhe Mbrojtjes Sociale Znj. Ogerta Manastirliu.
Presidenti i KSSH prezantoj kërkesat e KSSH në kuadër të kësaj fushate duke e konsideruar rritjen tërësore të pagave si një domosdoshmëri për një qëndrueshmëri dhe stabilitet ekonomik , për mirqënien social-ekonomike të punëmarrësve dhe gjith qytetarëve të vendit. Ai kërkoj që krahas reformimit dhe rritjes së pagave të shikohet mundësia edhe e rritjes dhe reformimit të gjithë sistemit të mbrojtjes dhe përfshirjes sociale, përfshi dhe pensionet.Rritjen e pagave KSSH e konsideron rritje dinjiteti dhe mirqënie për punëmarrësit por që duhet shoqëruar me masa më të rrepta organizative në fushën e menaxhimit human dhe ekonomik të institucioneve publike. Z.Nikollaj trajtoj dhe problematikat që po shoqërojnë sindikatat në drejtim të zbatimit korrekt të Kontratës Kolektive të Punës si dhe disa pengesa administrative të krijuara nga vakumi ligjor për organizimin sindikal dhe Urdhrat Profesionalë në sektorin e shëndetësisë. Ai theksoi se rritja e produktivitetit , efektiviteti në punë si dhe përmirësimi cilësor i menaxhimit e drejtimit në punë janë domosdoshmëri për suksesin e kësaj reforme gjithëpërfshirëse.
Znj.Manastirliu falënderoj për bashkëpunimin dhe shpjegoj Vendimet e Qeverisë mbi rritjen e pagave për 22 mijë punonjës profesionistë të shëndetësisë në të gjithë sistemin shëndetësor të vendit.Mjekët specialistë do gëzojnë një rritje historike me 50.000lekë në muaj. Do ketë rritje page krahas planifikimit vjetor me 7% edhe 25-50 % për të gjithë të punësuarit duke krijuar një hierarki të pagave. Plani i Ministrisë eshtë që rritja do vazhdojë edhe për vitin 2024 ku do ketë dhe një rritje të targetuar për mjekët e familjes dhe infermierët . Edhe mjekët specializantë pësojnë rritje page. Ata do paguhen me 80% të pagës së mjekut specialist. Ky interesim i qeverisë do ndikojë pozitivisht jo vetëm në përmirësimin e cilësisë së shërbimit dhe dinjitetin e punonjësve por do ulë dhe emigrimin e tyre.
Ajo e cilësoi Kontratën Kolektive të punës si Kushtetutë për punonjësit dhe garantoj se cdo drejtues apo menaxher që do anashkalojë apo zvarrisë zbatimin e saj do përballet me sanksione administrative në zbatim të ligjit.
U ra dakord që krahas takimeve periodike të organizohet shpejt një takim i zgjeruar me drejtues Sindikal nga i gjith vendi me drejtuesit kryesor të Ministrisë së Shendetësisë e Mirqënies Sociale për të shkëmbyer informacione të ndërsjella dhe vazhduar bashkëpunimin dypalësh në mënyre institucionale.