INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

7 Qershor 2021. Eshte ndare nga jeta ne moshen 71 vjecare ,Guglielmo Epifan

Sot eshte ndare nga jeta ne moshen 71 vjecare ,Guglielmo Epifani , nje personalitet i levizjes sindikale te CGIL te Italise , nje bashkpuntore i vyer dhe mik i ngushte i Konfederates Sindikatave te Shqiperise !!!
Epifani lindi në Romë më 24 Mars 1950. Në 1973 ai u diplomua në filozofi në Universitetin La Sapienza të Romës. I angazhuar në lëvizjen rinore socialiste, në 1974 ai mori drejtimin e shtëpisë botuese Ediesse në CGIL. Pas disa vitesh ai u bë një drejtues sindikate, duke koordinuar departamentin e industrisë në bashkëpunim me Sergio Garavini.
Pas kësaj përvoje, e cila e çoi atë të përballej me probleme të mëdha të ristrukturimit të korporatave dhe sektoriale, në 1979 ai u zgjodh në sekretarinë kombëtare të poligrafëve dhe prodhuesve të letrave që bashkohet me sindikatën. Ai u bë sekretar i përgjithshëm në 1983 dhe drejtoi kategorinë deri në vitet 1990, kur u bashkua me sekretarinë konfederale të CGIL të udhëhequr nga Bruno Trentin, duke marrë rolin e shefit të organizatës.
Në 1993 ai u bë zëvendës sekretar, një pozicion që ai mbajti gjithashtu në menaxhimin e Sergio Cofferati.
Në vjeshtën e vitit 2002 ai u zgjodh sekretar i përgjithshëm i CGIL , një pozicion që e mbajti atë per 8 vite , deri në fund të vitit 2010 kur ai shkoi për të kryesuar Shoqatën Bruno Trentin dhe u zëvendësua në krye të CGIL nga Susanna Camusso.
Në vitin 2013 ai u zgjodh deputet në Parlamentin Italian si deputet i Partisë Demokratike, për të cilën gjithashtu u bë sekretar i përgjithshëm për një periudhë të shkurtër, duke pasuar Bersanin dhe me vone u zgjodh perseri deputet në vitin 2018 nga listat e Liberi e Uguali , deri sot qe u nda nga jeta.!
Konfederata e Sindikatave do ta kujtoje gjate G.Epifanin si nje mik te vertete , si nje shok idealesh dhe kauzash te perbashketa sociale dhe ekonomike , si bashkpuntor dhe kontributor i mbrojtjes dhe perfajqesimit dinjitoz te shqiptareve emigrante te punesuar apo qe jetojne ne Itali..Si nje politikan me inteligjence dhe integritet qe gjith jeten e tij punoj me perkushtim e dinjitet ne sherbim te levizjes sindikale . Ai jo vetem kishte karizem lidershipi , por dhe aftesi per tu orjentuar dhe vendosur për vendimmarrje radikale , sic ishte rasti kur ; ai njoftoi në kongresin e CGIL në 2002 vendimin që çoi në miliona punëtorë në rrugë kundër reformës së Nenit 18 të kërkuar nga qeveria Berluskoni.
Per KSSH -ne , Veprimtaria , kontributi dhe angazhimi sindikal e publik G. Epifanit , historia e shembulli i tij do të mbeten gjithmonë një shembull frymzimi dhe misherimi i asaj që do të thotë të jesh një udhëheqës sindikal.
KSSH ngushllon gruan dhe familjen e G.Epifanit , vellezerit dhe motrat sindikaliste te CGIL, dhe gjithe Socialistet dhe Progresistet per ket humbje te parakoheshme te ketij lideri me permasa nderkombetare ne levizjen sindikale dhe te te politikes se majte .
RIP Guglielmo Epifani.!!!
Share