INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

7 Korrik 2021, Tiranë Projekti i Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) dhe Platforma e Punësimit dhe Çështjeve Sociale 2 (ESAP 2)

7 Korrik 2021, Tiranë
Projekti i Organizatës Ndërkombëtare të Punës  (ILO) dhe Platforma e Punësimit dhe Çështjeve Sociale 2 (ESAP 2) e financuar nga Bashkimi Evropian organizuan workshopin rajonal mbi “Situatën e Bisedimeve Kolektive 📝në Ballkanin Perëndimor: Shtytja për Ndryshim”, duke mbledhur së bashku institucionet trepalëshe dhe partnerët socialë në të gjithë rajonin: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni Veriore dhe Serbi.
KSSH në këtë takim u përfaqësua nga Z. Kol Nikollaj, President i KSSH-së dhe Znj. Anisa Subashi, Zëvendës Presidente e KSSH-së dhe Drejtore e Qendrës së Trajnimit dhe Studimeve Sindikale të Shqipërisë (QTSSSH).
Projekti ILO-s dhe ESAP 2 kanë kryer  vlerësime të negociatave kolektive  në BB6 dhe vlerësimet kapin gjendjen e negociatave sektoriale kolektive në secilën ekonomi në Ballkanin Perëndimor që përqendrohen në:
  •  Fushën materiale të negociatave kolektive të ndara sipas nivelit të negociatave (kombëtare, territoriale, sektoriale, kompani);
  • Fushën personale (zbatueshmëria) e marrëveshjeve kolektive në njësinë e negociatave;
  • Përjashtimi nga negociatat kolektive;
  • Mundësia e derogimit përmes negociatave kolektive;
  • Kohëzgjatja e kontratave kolektive;
  • Niveli i negociatave;
  • Përfaqësueshmëria e sindikatave dhe organizatave të punëdhënësve me qëllim të negociatave kolektive në nivelin sektorial;
  • Zbatimi i marrëveshjeve kolektive;
  • Dinamika e negociatave kolektive; dhe
  • Statistikat e negociatave
Nën drejtimin e Zj. Ada Huibregtse, Këshilltare teknike për projektin në ILO, pjesë e takimit ishin Znj. Cristina Mihes, eksperte për Dialogun Social dhe Legjislacionin e Punës në Zyrën e ILO-s për Europën Qëndrore dhe Lindore (DWT/CO Budapest), Z. Jan Behrens, Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Europian për Punësimin, Çështjet Sociale dhe Përfshirjen, Znj. Zhulieta Sina Harasani, Koordinatorja Kombëtare e ILO-s për Shqipërinë, si dhe Profesorë të fakulteteve nga vëndet pjesëmarrëse të marë nga ILO për të studiuar situatën mbi këtë fushë në secilin vend.
Prof. Eneida Sema Dervishi, prezantoi mbi situatën e Kontratave Kolektive në Shqipëri .
Share