INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

5 Qershor 1991 – 5 Qershor 2021 . 30 VJET KSSH

5 Qershor 1991 – 5 Qershor 2021 .
30 VJET KSSH
Sot KSSH mbush 30 vite. Asambleja e Pergjitheshme e KSSH-se ka vendosur qe celebrimi i 30 vjetorit te shtyhet per ne vjeshten e ketij viti , ne respektim te rregullave dhe vendimeve te marra nga pandemia Covid-19.
Me poshte do gjeni nje pershendetje te shkurter te Presidences Ekzekutive te KSSH , ne ket pervjetor jubilar.!!!
30 VJET KSSH.
KSSH-ja sot mbush plot 30 vite jete. Ajo është krenare qe 30 vite me pare diti te orientohet ne ato kohe te turbullta politikisht, te rrënuara ekonomikisht, me moral te ndrydhur ideologjikisht, por me shpresë të madhe e besim të patundur në të ardhmen Euro – Atlantike të vendit tonë.
Përcaktimi i sakte i strategjive, dhe i perspektivave qe ne fillimet e saj ne vitin 1991, renditi KSSH-ne ne anën e forcave progresiste, në anën e forcave politike dhe shoqërore qe punonin e luftonin për një shoqëri demokratike, solidare dhe sociale me te cilat ndau dhe krijoi vlerat të përbashkëta, qe për Ne kane qene dhe do te mbeten te shenjta si pavarësia e organizimit dhe negocimit, liria e anëtarësimit, punësimi dhe shpërblimi dinjitoz, solidariteti dhe uniteti njerëzor.
Predikimi dhe ushtrimi i këtyre vlerave e bëri sindikatën tonë një sindikatë demokratike, një sindikatë e cila duke punuar dhe ndryshuar veten e saj ka kontribuar dhe po kontribuon për te ndryshuar dhe forcuar Shqipërinë.
Kontributi dhe eksperienca e këtyre viteve për të gjithë Ne ka qene dhe do te mbetet eksperienca me e rëndësishme e jetës sonë. Ne ketë moment solemn për organizatën tonë ne kujtojme me respekt e me nderim të veçantë, ata mijëra njerëz të thjeshte, anëtare, aktivist, e drejtues te KSSH-se te cilët janë përpjekur, kane kontribuar e luftuar për realizimin e aspiratave te misionit tonë.
Nje kujtim dhe nderim i vecante sot ne ket pervjetor shkon per te gjithe ata aktiviste apo drejtues sindikal te cilet nuk jetojne fizikisht , por kontributi dhe vepra e tyre eshte celnikosur ne themelet e forta te KSSH-se.
Gjate këtyre 30 viteve ne kemi mësuar shume dhe jemi te qarte tashme se duhet te vazhdojmë me përkushtim të japim kontributin tone me te gjithë faktorët dhe aktoret politik – ekonomik e social, në mënyrë konstruktive dhe profesionale.
Ne duhet të punojmë në rrugën tonë të përbashkët për një bashkërendim sa me real te politikave te punësimit për te arritur një punësim produktiv dhe duke e bere të mundur te drejtën për pune si një të drejtë themelore për çdo qytetar.
Sot në këtë përvjetor ne jemi ne gjendje qe jo vetëm te kuptojmë historinë tone por edhe për të demonstruar e konfirmuar angazhimin tone ne këtë mision ne te ardhmen.
KSSH ne këtë feste jubilare te 30 vjetorit te themelimit te saj , vjen me një anëtarësi sindikale te shtrire ne te gjithe territorin e Shqipërisë, me një raport gjinor 52% të anëtarësisë gra dhe vajza. Me struktura te konsoliduara ne te gjithë nivelet ku 40% janë te rinj e te reja. Vjen me nënshkrimin mazhoritar te 25 kontratave kolektive ne nivel nacional dhe te 150 kontratave kolektive te nënshkruara në ndërmarrje, sektor, apo territore te ndryshme nga i gjithë vendi.
Ne saj te këtyre rezultateve tashmë KSSH-ja ka marre rolin udhëheqës dhe me te perfajqesuar , ne levizjen sindikale shqiptare , si sindikata me e përfaqësuar me 5 anëtare ne KKP, si dhe është e përfaqësuar ne te gjitha bordet administrative te 3 – partneritetit qe veprojne ne shkalle kombëtare apo territoriale.
Vizioni ynë per nje Shqipëri sociale, për nje te ardhme te garantuar per punëtoret dhe qytetaret tone ka qene dhe do te mbetet prioritet i gjithë punes , aktivitetot dhe axhendes sonë ne te ardhmen.
Vizioni ynë për një Shqipëri Europiane ku e drejta për te punuar te behet një realitet, në të cilin ligjet e unifikuara dhe te ratifikuara me ato te BE-se e te miratuara nga Parlamenti e shteti shqiptar te zbatohen nga qeveria dhe strukturat e saj ekzekutive ne vijimësi.
Vizioni ynë është për një Shqipëri ku punëtorët të konkurrojnë dhe përfitojnë paga, e standarde sociale. Për një vend ku punëdhënësit e punëmarrësit te ndajnë pushtetin dhe përgjegjësitë së bashku si e vetmja mënyrë për të arrirë standardet e një pune të denjë.
Vizioni ynë është që Shqipëria të behet një vend me fuqi punëtore të arsimuar, me një arsim të shkëlqyer akademik dhe me një trajnim e formim profesional ne përputhje me standardet e BE.
Te gjitha këto kane nevoje per sindikata te forta, prandaj KSSH-ja i mobilizon te gjitha forcat e saj me qellim qe te mos e lere fatin e punëtorëve ne duart e atyre qe shohin me shume shifrat ekonomike se sa nevojat jetësore të njerëzve.
Zhvillimi, transformimi, reformimi dhe konsolidimi i jetës organizative te KSSH-se gjate këtyre viteve nuk ishte nje proces i lehte. Ashtu si te gjithë proceset e sindikatave ne vendet ish-komuniste te Europës lindore dhe KSSH-ja e ka pasur prezent ndihmën dhe bashkëpunimin internacional. Padyshim afilimi dhe mbështetja ndërkombëtare e Konfederatës ndërkombëtare të sindikatave – ITUC, Konfederatës Europiane të sindikatave – ETUC apo bashkepunimi me Sekretariatet Nderkombetare te profesioneve, e veçanërisht bashkëpunimit bilateriale me dhjetëra sindikata nga rajoni, Europa, Euro – Azia e deri ne Ameriken e Afriken e larget kane qene nje kontribut i çmuar ne këto procese.
Qellimi i tyre është që ne te mos mbetemi ne gjysmë të rrugës, të mos mbetemi peng i konflikteve shterp politike, por te bëhemi pjese e realitetit social ekonomik dhe politik te BE-se. Te bëhemi pjese e një Europë të ndryshuar, e një Europë me dimension social dhe njerëzor, e një Europë të re per punën, për solidaritetin, për integrimin, kundër teknokracisë, popullizmit e nacionalizmit. Te behemi pjese e nje Europe te re me nje Kontrate te re sociale , e nje Europe me zhvillim te qendrueshem e besim te diversifikueshem.
Gezuar festen e 30 Vjetorit KSSH.
Share