4 Qershor 2021, Strukturat Sindikale Nderkombetare ne mbeshteje dhe solidarizim me punonjesit e H/C Ules-Shkopet.

4 Qershor 2021, Strukturat Sindikale Nderkombetare ne mbeshteje dhe solidarizim me punonjesit e H/C Ules-Shkopet.

Strukturat Sindikale Nderkombetare ne mbeshteje dhe solidarizim me punonjesit e H/C Ules-Shkopet.
Sindikatat Boterore dhe Evropiane, i kane shkruar nje Leter Kryeministrit te Shqiperise, Z. Edi Rama ku i kerkojne te nderhyje dhe te ktheje ne pune punonjesit e pushuar padrejtesisht nga kompania Kurum International sh.a.
Sindikata Globale dhe Europiane industriALL dhe EPSU i bene thirrje qeverise Shqiptare te nderhyje tek kompania Kurum International sh.a per te siguruar respektimin e te drejtave themelore te punes. Ne letren e tyre ato shkruajne :
I nderuar Kryeminister,
Po ju shkruajme kete leter ne emer te Sindikatave Globale dhe Europiane industriALL , dhe EPSU se bashku perfaqesojme miliona punojes ne miniera, energji dhe industrite prodhuese ne Evrope e me gjere. Ne i bejme thirrje qeverise Shqiptare te nderhyje menjehere tek Kompania Kurum International sh.a, per te garantuar zbatimin dhe respektimin e plote te kontrates kolektive te nenshkruar ne 2019 nga anetari jone FSPISH dhe Kurum International sh.a , qe te ktheje ne pune te gjithe punonjesit qe i ka pushuar padrejtsisht nga puna. Kurum International sh.a eshte duke shkelur ne menyre flagrante kontraten kolektive dhe kodin e punes se RSH dhe duke perdorur ristrukturimin si nje mbulese per te pushuar punonjesit ne menyre jo ligjore.
Per sa u tha me siper, Kurum International sh.a eshte ne kundershtim te standarteve nderkombetare te punes, duke perfshire Konventen e ILOs nr.87 per Lirine e Asocimit dhe Konventen e Mbrojtes te se Drejtes per Organizim, Konventen e ILOs nr.98 per te drejten per organizim dhe Konventen e kontratave Kolektive, Konventen e ILOs nr.135 per perfaqesuesit e punonjesve, Konventen nr.144 ne Konsultimin Tripalesh, te cilat jane ratifikuar nga Shqiperia.
Kurum International duhet te ktheje ne pune te gjithe punonjesit e pushuar padrejtsisht dhe te angazhohet ne negiociata mire-besuese me FSPISHn ne respektim te plote me Kontraten Kolektive. Per kete arsye Sindikata Globale dhe Europiane industriALL dhe EPSU, nxit qeverine Shqiptare te veproje pa vonese per te ndrequr kete shkelje te madhe te te drejtave themelore te punonjesve ne kompanine Kurum International sh.a .