Trajnim i Rrjetit Kombëtar të Ndërmjetësve të Mosmarrëveshjeve në Vendin e Punës.
Ndërmjetësit Shtetërorë janë punonjës në Drejtoritë Rajonale të Punësimit (AKPA).
Ata po trajnohen për të dhënë shërbime ndërmjetësimi SHPEJT, FALAS dhe PROFESIONALISHT, për palët në konflikt në punë, nga ekspertë të ITC ILO , z. Malcolm Currie, Zj. Irene Deorsola, Zj. Cristina Mihes dhe Prof. Mariana Semini.
Krahas specialistëve të marrëdhënieve të punës në Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA) dhe Inspektoriatit të Punës, trajnimi po ndiqet me interes dhe nga përfaqësues të partnerëve socialë, Biznes Albania, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) dhe ndërmjetës të liçensuar nga MD, anëtarë të Fondacionit Shqiptar për Zgjidhjen dhe Pajtimin e Konflikteve.
Zj. Dajna Sorensen Zvministre MFE, dhe Zj. Linda Gjermani , përfaqësuese e Qeverisë Suedeze, vlerësuan rëndësinë e konsolidimit të këtij shërbimi për garantimin e Punës së Denjë në Shqipëri, por dhe si një kontribut në lehtësimin e ngarkesës së gjykatave shqiptare nga çështjet e konflikteve në punë.
28 – 30 qershor, Mali i Robit, Kavajë.