Te shumte jane miqte,dashamiresi apo dhe kriticienet tane qe keto dite te luftes epidemike te Covid-19 po pyesin : Ku jeni Ju Sindikatat? Pse nuk kundershtoni qeverine? Apo pse nuk ngrin zerin dhe perdorni forcen kunder ” paketave ekonomike te luftes” , kunder ” masave shterenguese te qeverise” ,kunder K/ministrit Rama te kthyer ne nje strateg dhe “gjeneral” te luftes anti Covid-19 etj etj.
Shume nga keto po i ndigjojme cdo dite edhe nga ” propozuesit alternativ anti-lufte” qe prezantohen rendomte neper ekrane e rrjete sociale ….
Ne jemi koshient se sot po behet fjale per mbrojtjen e jetes se shoqerise njerzore..
Sot jemi ne nje periudhe komplekse te veshtire ,absolutisht shume te rrezikshme ku e gjith bota po lufton me nje virus te pa njohur..Nje virus i cili ne luften bakteriologjike ,edhe popujt e kombet me te fuqishme te botes si dragojt e Azise, luanet e Amerikes apo arinjet e murrme te Europes po i detyron te ulin delirin e tyre dhe te punojne ne mbrojtje e ne terheqje.
Ashtu si ne cdo lufte ,per hir te fitores , per hir te jetes dhe te ardhmes sigurisht qe disa liri kufizohen dhe cungohen , perfshi dhe disa nga lirite sindikale. Kushdo nga ne ,apo ata , qe mendojne ndryshe gabohen dhe nuk e njohin luften as nuk njohin ligjet dhe rregullat e saje.
Ne nje lufte te tille gjthmone merr rendesi prioritare ,nderhyrja e qeverise ne ruajtjen e ekuilibrave sociale dhe ekonomik te vendit. Zbatimi nga publiku me korrektese i masave dhe udhezimeve te dhena nga qeveria , eshte arma kryesore qe duhet te perdoret ne keto situata.
Ne situata te tilla krijimi i besimit te publikut eshte nje faktor shume i rendesishem. Kjo nuk arrihet me kakofoni zerash apo kakofoni alternativash sterile te aktoreve politik apo social te zhurshem qe perpicen te faktorizohen ne fatkeqesi te tilla.
Lufta epidemilogjike me agresionin bakteriologjik Covid-19 duhet te jete e centralizuar,gjithperfshirese dhe krijuese. Kjo te detyron te unifikohesh ne mbeshtetje te qeverise ,dhe te sakrifikosh perkohesisht dicka nga liria dhe pavarsia e mirfillte sindikale., ashtu edhe nga liria jone individuale e perditeshme.
Prandan ne i konsiderojme Sindikatat instrumente te lirise dhe demokracise ,kushdo qe Sindikatat i quan instrumenta te luftes gabohet…!!!