Asambleja e Pergjithshme e KSSH-se konstituoje te gjitha strukturat statutore vendimmarrese te KSSH-se te miratuara dhe te vendosura nga Kongresi i 6 i KSSH-se.
Krahas kesaj nje diskutim i veçante dhe i hapur publik u organizua nga AP e KSSH-se edhe per situaten post Covid ne vendin tone. AP e KSSH vlersoi pozitive perpjekjet e bera nga Qeveria per luften ndaj pandemise se #Covid19, por i cilesoi ato si te pamjaftueshme, veçanerisht ne lidhje me papunesine, varferine, sigurine ne pune, rendimentin e situates ekonomike dhe sociale te punetoreve. Me shqetesuese situata u konstatua ne sektoret e turizmit, telekomunikacionit, fasonerive, agroperpunimit, peshkimit etj. AP e KSSH, edhe njehere i beri thirrje Qeverise dhe Parlamentit per te miratuar nje ligj specifik per organizimin dhe funksioninin e levizjes sindikale, kontraktimin kolektiv dhe zgjidhjen paqesore te mosmarveshjeve kolektive te punes. Njekohesisht theksi u vu tek mungesa e zhvillimit te Dialogut Social produktiv si mosfunksionimi i Keshillit Kombetar te Punes dhe mos ngritja e Keshillave rajonale trepaleshe. AP vleresoi punen e bere dhe bashkepunimin e KSSH me Qeverine dhe Parlamentin per miratimin e ratifikimit te Konventes Nr. 190 te ILO-s dhe Rekomandimin Nr. 206 te saj ” Per eleminimin e ngacmimeve ne boten e punes”.
AP e KSSH-se i kerkoi Qeverise te vazhdoje mbeshtetja e ekonomise, sidomos ne turizem, transport, fasoneri, Call centera, ndertim, etj me financime e rimbursime direkte si dhe kontrollin e mos rritjen e borxhit publik.
AP e KSSH-se udhezoi te gjitha strukturat sindikale profesionale e territoriale te saj qe te qendrojne me afer punetoreve e te solidarizohem me ta ne kete periudhe te veshtire postpandemike, si dhe te zhvillojne analiza pune ne menyre kapilare ne te gjitha strukturat e KSSH-se , duke afruar edhe alternative e zgjidhje konkrete per situatat e krijuara, sidomos ato te papunesise, varferise, protokolleve e masave antiCovid, si dhe riorganizimin sindikal, forcimin e konsolidimin e tij ne te gjithe strukturat profesionale e territoriale te vendit, si mundesia me e mire per veteorganizimin kolektiv te punetoreve, mbrojtjen e perfaqesimin e tyre si dhe zhvillimin e suksesshem te nje dialogu social produktiv, e nenshkrimin e kontratave kolektive sa me te suksesshme.