INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

14 Mars 2021. Drejtohuni dhe adresoni problemet e punemarresve ne KSSH ,ne lidhje ne situaten pandemike Covid-19

.
Keto dite jane me dhjetra ankesa individuale dhe kolektive te depozituara prane stukturave te KSSH-se. Ankesat lidhen me paqartesine e perfitueseve nga “Paketa e luftes” te ndermarr nga qeveria per biznesin e vogel dhe te vetpunsuarit. Shpjegojme se.Cdo i punsuar apo i vetpunsuar familjar ,ortak apo puntor ndihnes te regjistruar ne tatim-taksa ,apo punemarres ne biznesin e vogel( me xhiro vjetore 14 miljon)duhet te kete llogari personale ne banke dhe te plotsoje formularin e shperndare nga tatimet. Pagesa do jete per 3 muaj. Prille-Maj-Qershor.
Ankesa tjera lidhen me vetmbylljen e aktivitetit prodhues nga disa ndermarrje e sektore si ne minjera , gurore, sherbime mbeshtetse ,kerkin -zbulim e perpunim ne nafte..perpunim metalesh peshkim ,agtoperpunim ,sherbime konsulence ligjore, financiare etj. Per keto shpjegojme se qeveria ka miratuar listen e profesioneve qe lejohen te punojne ,por duke siguruar kushtet e domosdoshme te distancimit fizik, dezifektimit, paisjes me mjete mbrojtese pune,maska , doreza ,transport me kushte lehtesuese etj. Shume punedhenes duke ngurruar te paguajne exstra per sigurim kushtesh gjejne rrugen e shkurter dhe abuzive duke mbyllur ndermarrjet dhe lene pa paguar puntoret….KSSH ne te gjitha keto kompani e ndermarrje ku ka kontrate kolektive pune ka marr ne mbrojtje puntoret dhe po detyron punedhenesin te paguaje puntoret sipas kontrates kolektive..sjell dhembullin e Uzines Shkrirjes dhe prodhimit Celikut ne Elbasan , disa H/ Centrale private..disa kompani transporti ,telekomunikacioni etj. Edhe sektori fason qe ka reduktuar me 40% numrin e fuqise puntore,ne kompanite qe KSSH ka kontrate kolektive po paguhen te gjithe puntoret, pavarsisht veshtersise financiare.
Ne orjentojme te gjithe puntoret qe ne listen e profesioneve qe lejohen te punojne ,dhe punedhenesit mbyllin aktivitetin , te drejtohen menjehere tek Inspektoriati Shteteror i Punes dhe Perkujdesjes Shoqerore ,si dhe tek Zyrat vendore te Agjensise Kombetare te Formimit Profesional ,te kerkojne mbeshtetjen e tyre ligjore..
Te shumte jan ankesat e pensionisteve te ardhura prane Rrjetit te pensionisteve te KSSH-se. Ne i mirkuptojme shqetsimet e tyre ,si dhe inkurajojme strukturat e pushtetit vendor,ato te sherbimit social dhe policise qe te jene me te vemenshem, me te durueshem dhe me prane pensionisteve..Kordinatoret lokal te KSSH kan marr porosi te ndihmojne ata ne cdo problen qe bejne prezent.
Nje grup ankesah vijne nga sherbimet policore te burgjeve, te policise bashkiake..e vecanerisht te policive private te sigurise.. ku shume pumenarres ankohen per mos paisjen ritmike me rroba e mjete mbrojtese , maska, dizifektant etj.shqetsim tjeter eshte angazhimi i tyre me ore te zgjatura ne pune si dhe kushtet e munguara te transportit tyre per ne vendin e punes. Te gjitha keto ankesa te grupuara dhe te artikuluara zyrtarisht do te adresohen ne ministrite e linjes. ne shtabin e emergjencave civile si dhe do nderhyhet aty ku mundemi ti zgjidhim.
KSSH eshte ne dispozicionin tuaj.prandaj mos hezitoni.Drejtohuni tek drejtuesit dhe kordinatoret tane ,qe jane prezent ne gjith territorin e vendit .Porosi te vecante kan marr perfajqesuesit tane ne Keshillat e Sigurise dhe Shendetit ne Pune.. te cilet mbeshtetur ne ligjin perkates si dhe ne rregulloret e funksionimit te ketyre keshillave duhet te provokojne mbledhjet e keshillave dhe te ndjekin nga afer zbatimin e masave parandaluese nga infektimi me Covid-19.

Share