INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

13 Shtator 2020 – Fillimi i vitit te ri shkollor

KSSH, si sindikata me e organizuar dhe me e perfaqesuar ne vend sigurisht qe eshte pjese e debatit publik ne lidhje me fillimin e vitit te ri shkollor.

Ky vit shkollor eshte specifik dhe unikal ne historine e arsimit per arsyen e pandemise se Covid-19. Prandaj gjithe vemendja dhe perqendrimi yne sot eshte tek 450 mije nxenes dhe 30 mije mesimdhenes te sistemit parauniversitar, ashtu si dhe gjithe vemendja, mbeshtetja e solidariteti yne mbeshtet fillimin e ketij viti te ri shkollor.

Çdokush nga ne te imagjinoje ne nje moment cdo mesimdhenes, çdo femije apo çdo prind ne keto kushte specifike pandemike.

Prandaj KSSH dhe te gjitha strukturat e saj ne qender e ne baze po angazhohet e po kontribuon, duke u perqendruar dhe duke e shikuar çeshtjen ne optiken e kushteve te punes, pages,  shperblimit, orarit, transportit, profilaksise shendetesore kolektive ne shkolla me maska detergjente, dezifektant, distancim fizik, mesim pjeserisht on-line, kushtet e mesimdhenjes on-line, shkollat apo klasat me turrne. Pagat e mosngritura, mospagesa e veshtiresise, oreve suplimentare, kontrata kolektive tersisht formale dhe e pa zbatueshme. Sindikata pa mend, pa goje dhe pa anetare, gjobvenese ndaj mesueseve, e te nenshkruara nga ministria etj etj.

Prandaj Konfederata e Sindikatave po ushtron gjithe autoritetin e saj si nje partner social serioz dhe faktor determinues edhe ne sektorin e arsimit, ndaj Qeverise Shqiptare e vecanerisht ndaj MARS, qe urgjensisht te ulet me KSSH-ne dhe te dialogoje per zgjidhjen e problemeve dhe zbutjen e veshtersive te krijuara ne sektorin e arsimit jo vetem nga pandemia Covid-19, por edhe nga pa aftesia menaxhuese e drejtuese e drejtueseve te sektorit te arsimit ne vazhdimesi.

Eshte urgjente nje tryeze debati, negocimi dhe nenshkrimi te nje memorandumi te perbashket per te gjetur rrugezgjidhje te reja, per problemet e vjetra e te reja te ketij sektori jetik dhe percaktues per te ardhmen e kombit.

Drejtuesit e arsimit duhet se pari te angazhohen ligjerisht per te garantuar te drejtat dhe lirite e punemarresve mesimdhenes. Ata duhet te udhehiqen nga ligjshmeria dhe te zbatojne ate me korrektese, pavaresisht veshtersive te krijuara.

Duhet te nenshkruhet me partneret sociale per format dhe menyrat e reja te organizimit, menaxhimit e drejtimit te sektorit te arsimit. Perplasja dhe konfliktualiteti i udhezimeve, vendimeve me ligjet ekzituese duhet te marre fund.

Duhet saksionuar me Kontrate te re Kolektive sa dhe si do jete orari i punes? Si do paguhet koha ne dispozicion. Si do perballohen me pagese dhe me siguri shendetesore ne pune arsimtaret, ne kushtet specifike te krijuara nga pandemia Covid-19? Si do paguhet mesimdhenja e perseritur ne klase te njejte me grupe te ndryshme nxenesish? Si do organizohen mesuesit ne dispozicion apo praktikantet njevjecar???

Si do organizohet kontrolli shendetesor dhe si do jepet ndihma mjeksore ne shkollat ku mungon asistenca e personelit mjekesor???  Si do trajnohen rojet e shkollave? A do paguhen nga shteti, apo do vazhdojne te paguhen ne te zeze nga bordi i famshem i shkollave etj etjera komplikacione te priteshme ne ket situate. Qe sot jan urdheruar mesuesit te paraqiten ne shkolle 15 minuta para fillimit të mësimit, pasi te gjith drejtuesit kerkojne “paraqituni në 7 e 15 “, dhe jo ne si zakonisht.??? 6 orë kohë pune në ditë duhet të qëndrojnë mësuesit në shkollë, mirepo per efekte te situates krijuar mesueseve ju kerkohet 8 orë te qendrojne ne shkolle!!!

Per mbrojtje nga Covid-19 ndalohet te ushqyerit ne vendin e punes. Ku dhe si do trajtohen me ushqim mesuesit?? Mendon qeveria ta zbatoje VKM e saj per dreke falas 300-500 leke ne dite pune per arsimtaret???

Si do bashkrendohet puna me pushtetin vendor per dezifektimin dy here ne jave, apo ajrosjen e perditeshme ndermjet turrneve te klasave??? Kush dhe si do siguroje, do ta shperndaje apo do ta perdore dezifektuesin, pasi shumica e femijeve jane te vegjel dhe te pa mundeshem.!?.

Prandaj pernjehere me fillimin e vitit shkollor KSSH, kerkon Qeverise dhe Ministrise perkatese te Arsimit dhe asaj te Ekonomise e Financave te ulemi te bashkvendosim dhe te japim rrugezgjidhje ligjore te gjithe ketyre problemeve.

Ne te kundert KSSH do te rreagoje menjehere ne mbtojtje dhe perfajqesim te armates se madhe te arsimtareve ne te gjith vendin, duke perdorur te gjitha mjetet e aksionit dhe veprimit sindikal, perfshire edhe greven e pergjitheshme si mjeti i fundit demokratik, por i domosdoshem per tu perdorur ne raste te tilla.

Edhe njehere KSSH, uron te gjithe arsimtaret, nxenesit dhe prinderit: ” Suksese ne fillimin e vitit te ri shkollor”.

Share