INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

1 Maji 2018- Manifestim proteste organizuar nga Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë

Në datë 1 maj 2018, në kuadër të ditës ndërkombëtare të solidaritetit ndërkombëtar të punonjësve, KSSH organizoi një Manifestim Proteste për të shprehur kërkesat e saj ne mbrojtje te drejtave te punonjesve për punë dinjitoze, për siguri dhe shëndet në punë, për paqe sociale dhe dialog social, etj. Manifestimi u zhvillua tek sheshi i quajtur “Ushtari Panjohur”, në qender të Tiranës. Fjalën kryesore të rastit, ne emer te KSSH e mbajti Presideni i KSSH z. Kol Nikollaj. Në protestë morën pjesë përfaqësues nga të gjitha organizatat sindikale në shkalle vendi, të cilët kërkuan më shume liri e të drejta sindikale, më shumë perkushtim dhe vemendje nga qeveria dhe klasa politike, që të drejtat e tyre të garantuara me ligj, të zbatohen dhe në praktike. Ne manifestim e morën fjalën disa pjesëmarrës përfaqësues të ndyshëm të sindikatave dhe interesave të punëtorëvë. Ata i kërkuan Qeverisë së Koalicionit të Majte, si një aleate tradicionale e Sndikatave, të përmiresojë qeverisjen dhe të rilindi shpresën për një jetë dinjitoze me orientim social dhe integrim real në BE Ata i kërkuan qeverisë punë të denjë për punëmarrësit, rritje të pagave, shpalljen e minimimumit jetik zyrtar, hapjen e vendeve të reja të punës, normalizimin e cmimeve të tregut, uljen e borxhit publik si edhe më shumë investime në sektorin publik, sidomos në arsim.

Share