INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Takimi Këshillit Konsultativ Trepalësh Rajonal, Qarku Tiranë

Në Prefekturën e Qarkut Tiranë, nën drejtimin e Prefektit të Tiranës, u zhvillua takimi i Këshillit Konsultativ Trepalësh Rajonal, Qarku Tiranë”, ku 5 përfaqësuesit e palës së Sindikatave ishin:
Anisa Subashi, Sekretare e Përgjitshme e Federatës së Sindikatave të Administratës Publike dhe Shërbimit Civil të Shqipërisë, anëtare e KSSH-së
Marjana Brozi, Zëvendës Sekretare e Përgjitshme e Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Arsimit dhe Shkencës të Shqipërisë, anëtare e KSSH-së,
Redian Bushi, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Shëndetësisë së Shqipërisë, anëtare e KSSH-së,
Klodian Islami, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Industrisë së Shqipërisë, anëtare e KSSH-së,
Tonin Gjinaj, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Transportit dhe Telekomunikacionit të Shqipërisë, anëtare e KSSH-së.
Takimi kishte në fokus:
Diskutime dhe konsultime mbi situatën në qark dhe problematikat të cilat përfshijnë punësimin, mbrojtjen e punëmarrësve, mirëqenien, arsimin, si dhe çështje të tjera ekonomike të rëndësishme;
Diskutime mbi të drejtat dhe detyrimet, si dhe çështje që duhen adresuar nga Këshilli, në zbatim të VKM-së. etj.
Nga përfaqësuesit e Sindikatave u ngritën çështje që lidhen me Këshillin:
• problematika dhe përmirësimi itransportin publik si një domosdoshmëri për tu rregulluar në lehtësim të punonjësve të gjithë qarkut,
• arsimin dhe të drejtat e tyre si për punonjësit, por edhe prindërit për të shikuar mundësinë e zgjatjes së orarit në shkolla për shkollat fillore, duke ofruar drekën dhe bërjen e detyrave deri në orën 16.00 (sipas modeleve të suksesshme europiane),
• rritjen e numrit të shkollave dhe çerdheve në zonën e Astirit ku dendësia e popullsisë është rritur,
· hapësirat e gjelbërta dhe parqeve për fëmijët,
· përmirësimi i qeverisjes vendore për luftën ndaj informalitetit, përmirësimin e kushteve të punës, shërbimeve sociale, etj.
• mundësia e parkimeve disa katërshe në pjesët më të ngarkuara të Tiranës,
• etj.
Share