INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Takimi I Komitetit Drejtues të Këshillit Pan-Europian Rajonal (PERC)

Sot u zhvillua takimi I radhës i Komitetit Drejtues të PERC, në të zilin Znj. Anisa Subashi, Zëvendës Presidente e KSSH-së është e zgjedhur edhe si Zëvëndës Presidente e këtij Këshilli, duke përfaqësuar Shqipërinë.
Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me aktivitetet e zhvilluara deri tani nga PERC, aktivitetet e ardhshme deri në fund të vitit, draft-programi i punës për vitin 2025, çështjet financiare që lidhen me vitin 2024, por edhe me aktivitetet dhe punën e PERC 2025, programi dhe çështjet që duhen të jenë pjesë e takimit të Komitetit Ekzekutiv të PERC, i cili do të mbahet në Tetor 2024, raportime nga organizata të PERC të cilat ndodhen në situata të vështira për shkak të zhvillimeve në vendet e tyre si Ukraina, Bjellorusia, etj.
Znj. Subashi gjatë takimit diskutoi duke sjellë në vëmendje edhe çështje që mbulojnë Shqipërinë

Share