Znj.Anisa Subashi, Zëvendës Presidentja e KSSH-së, e cila është edhe Zëvendës Presidente e PERC, mori pjesë në takimin e 23-të të Komitetit Ekzekutiv të PERC, i cili u hap me kujtesën e gjithë kolegëve sindikalistë të cilët nuk ndodhen më me ne, duke mbajtur edhe një minutë heshtje në vlerësim të kontributit të tyre.
Takimi kishte në axhendë:
1. Komunikim nga Sekretarja e Përgjithshme Ester Lynch, e cila theksoi prioritetet e punës gjatë kësaj kohe:
–Çdo punë duhet të jetë cilësore dhe gjithësecili ka të drejtën të ketë punë cilësore.
–Demokraci në punë dhe kontraktim kolektiv.
–Kontrata Sociale
–Punonjësit e platformës
–Inteligjenca artificiale
–Informacion mbi Samitin Botëror për Zhvillimin Social.
Etj.
2. Zhillimet në Bjellorusi dhe hapat në të ardhmen: ku përfaqësuesi nga Sindikata Bjelloruse informoi mbi situatën, kolegët e shumtë që vazhdojnë të jenë në burg, të përndiqen, të dëbuar nga vendi, etj.
3. Luc Triangle, Sekretari i Përgjithshëm i ITUC gjatë fjalës së tij bëri:
–Përditësim mbi çështjen e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi të drejtën e grevës.
–Përgatitjet dhe planet e veprimit të Këshillit të Përgjithshëm të ITUC-ut.
–Përditësim mbi strategjinë e Organizatës Ndërkombëtare të Punës dhe ITUC-ut.
–Procesi pregatitor për Konferencën e ILO 2026.
4. Henrik Kristensen, Drejtor i Departamentit të të Drejtave Sociale, Këshilli i Evropës foli mbi Këshillin e Evropës dhe Kartën Sociale Evropiane, sfidat që po përvallen, duke theksuar rëndësinë e Paktit Europian Social, përfshirjen e Sindikatave, si dhe Konferencën që do të zhvillohet në 2026 dhe pikat thelbësore të diskutimit në konferencë.
5. Plan aksioni për 2026, çështjet financiare, raportet e Komitetve të PERC, etj.


