INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Takimi i 2-të i Komitetit të Përbashkët Këshillimor BE–Shqipëri.

📍EESC, Bruksel
Takimi i 2-të i Komitetit të Përbashkët Këshillimor BE–Shqipëri u zhvilluar në Komitetin Ekonomik dhe Social Europian (EESC) në Bruksel.
Kjo platformë, e ngritur në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) BE–Shqipëri, ofron një mundësi që përfaqësuesit e aktorëve social (sindikata-punëdhënësit) dhe shoqërisë civile të BE-së dhe Shqipërisë të monitorojnë negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë, të shkëmbejnë pikëpamje mbi çështje me interes të përbashkët dhe të ngrenë shqetësime që duhen adresuar në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
Znj.Anisa Subashi, Zëvendës Presidente e KSSH-së dhe Sekretare e Përgjithshme e Federatës së Sindikatave të Administratës Publike dhe Shërbimit Civil të Shqipërisë (FSAPSHCSH) është anëtare e Komitet dhe diskutoi mbi situatën në Shqipëri.
Takimi kishte në fokus të diskutimit dhe raportimit nga palët mbi:
Gjendja aktuale e marrëdhënieve BE–Shqipëri, përfshirë Paketën e Zgjerimit 2025 dhe Raportin për Shqipërinë;
Axhenda e Reformave për Shqipërinë dhe zbatimi i Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor;
Përmbushja e kritereve ndërmjetëse për Grupkapitullit 1 – Themelore;
Pasqyra e situatës së shoqërisë civile në Shqipëri, përfshirë dialogun social.
Znj.Anisa Subashi, theksoi në diskutimet e saj:
1. Dialogu social në Shqipëri funksionon kryesisht në letër, ndërsa në prakikë përballet me mungesë të vullnetit politik; mungesë të kapaciteteve institucionale; Këshilli Kombëtar i Punës jo efektiv, një teatër pa influencë në aspektin politik, çështjet që diskutohen asnjëherë nuk adresohen, apo të jenë të qenësishme; kontraktimi kolektiv i dobët; mungesë e një kuadri ligjor mbi sindikatat dhe një ligji për përfaqësueshmërinë sinfikale, e cila ka sjellë fragmentarizim, sindikata të verdha, hapsirë për ndërhyrje politike apo nga punëdhënësi, etj.; mosfunksionim i institicioneve shtetërore, sidomos Inspektoriatit të Shtetit që ka mungesë kapacitetesh, nuk kryen inspektimet në detyrim të ligjit, por mban anën e punëdhënësit, etj.
2. Procesi i integrimit europian në çdo hap duhet të jetë transparent, gjithëpërfshirës dhe ka mungesë mga ana e qeverisë të publikimeve të qëndrimeve (ndryshe bën BE, ku aty marim informacion).
3. Reforma në drejtësi, vetingu ka sjellë ngecje të çështjeve gjyqësore të qytetarëve prej vitesh, ku ata nuk marin shërbim, çka ul cilësinë e jetës, ka prpdhuar konflikte e problematika, etj.
4. Proceset e përshpejtuara të integrimit mund të sjellin probleme dhe defiçenca sepse bizneset dhe njerëzit nuk janë të pregatitur për këto ndryshime kaq të shpjeta që po sjell ndryshimi i ligjit duke e integruar atë të BE, që shpejtësia mos të ndikojë negativisht tek cilësia e procesit.
5. Plani i rritjes: problem është planifilkimi i investimeve publike; zvarritjet më projekte; mungesë e koordinimit ndërinstitucional, mungesa e transparencës buxhetore, etj.
Në fund u miratua Deklaratë e përbashkët, të cilën mund ta lexoni në linkun: https://www.eesc.europa.eu/…/2nd-meeting-eu-albania…
Share