Në kuadër të projektit ndërmjet KSSH dhe ILO për zbatimin e standardeve, si dhe përmirësimim e politikave dhe proçedurave të brendshme në frymën e Konventës 190 të ILO për eliminimim e dhunës dhe ngacmimeve në botën e punës, u zhvillua një takim me Z. Albert Melyshi, Kryetarin e Bashkisë Mirditë, Z. Artur Lazri, Sekretarin e Përgjithshëm Bashkisë Mirditë, Z. Kol Nikollaj, President i KSSH, Znj. Anisa Subashi, Zëvendës Presidente e KSSH-së dhe Sekretare e Përgjithshme e Federatës së Sindikatave të Administratës Publike dhe Shërbimit Civil të Shqipërisë – FSAPSHCSH, ndërmjet të cilave FSAPSHCSH dhe Bashkisë Mirditë ka kontratë Kolektive Pune, Agustin Gjikola, Kryetar i KSSH për Mirditën, si dhe Znj. Zhuljeta Harasani, Koordinatorja Rajonale e ILO për Shqipërinë dhe Prof. Dr. Arta Mandro Eksperte e Lartë e ILO-s për këtë projekt.
Z. Melyshi shprehu gatishmërinë dhe mbështetjen e plotë për këtë shërbim të ofruar nga KSSH / FSAPSHCSH në funksion të demokratizimit të mëtejshëm të funksionimit të brendshëm të Bashkisë, për një mjedis pune të qetë, miqësor, etik dhe profesional, për ngritjen e një grupi pune mbi çështjen që mbulon C 190, por gjithashtu edhe për të gjitha çështjet që do të adresohen nga Sindikata në mbrojtje të interesave të punonjësve të Bashkisë Mirditë.
Z. Kol Nikollaj, në emër të KSSH, por edhe të FSAPSHCSH falenderoi Kryetarin e Bashkisë për bashkëpunimin e deritanishëm dhe në kuadër të Kontratës Kolektive të Punës së lidhur së bashku me Federatën, si dhe mbështetjen e KSSH për çdo çështje që është në interes të përbashkët për punonjësit e Bashkisë Mirditë.
Znj. Haradani theksoi se ILO do të vijojë mbështetjen teknike për KSSH në zbatimin e nismave që mundësojnë mjedise pune të shëndetshme për punonjësit e bashkive dhe për pasojë, shërbime më cilësore nga ana e tyre për komunitetin.
Më tej, gjatë takimit u diskutua më teknikisht në lidhje me projektin dhe angazhimin përkatës të të dyja palëve.