INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Takim i Lideshipit të KSSH me përfaqësuesit e ILO

Me datën 18.06.2020 Z. Kol Nikollaj, President i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) dhe Znj. Anisa Subashi, Zv. Presidente e KSSH-së, në zyrat qëndrore të KSSH-së, zhvilluan një takim me Znj. Ada Huibregtse, Këshilltare kryesore teknike e projektit të financuar nga BE “Platforma e Punësimit dhe Çështjeve Sociale në Ballkanin Perëndimor” – Faza II (ESAP 2) dhe Znj. Zhulieta HARASANI, Koordinatore Kombëtar për Shqipërinë e Zyrës së ILO-s për Evropën Qendrore dhe Lindore.

Znj. Harasani shpjegoi se ILO ka vendosur që pas përfundimit të projektit të BE të zhvilluar nga ILO “Platforma e Punësimit dhe Çështjeve Sociale në Ballkanin Perëndimor” – Faza 1 (ESAP 1), të zhvillojë një fazë tjetër projekti, me afat 3 vjeçar, duke u thelluar në çështjet e adresuara në fazën e parë të projektit, por me një fokus edhe më të madh tek dialogut social dhe partnerët social.

Znj. Ada Huibregtse, informoi se ESAP II është një projekt rajonal për Ballkanin Perëndimor, ku bazuar në tre komponentën kryesor ku fokusohet ky projekt, ka filluar fazën e takimeve për të marë mendimet dhe propozimet e partnerëve sociale se si dhe ku duhet të fokusohet specifikisht në secilin komponent, për ta bërë sa më efiçent dhe për të nxjerrë se cilat janë pritshmëritë që Sindikatat presin si rezultate pozitive në fund të këtij projekti, në mënyrë që projekti të jetë efektiv për të gjitha palët dhe tia arrijë qëllimit.

Ky projekt do të zbatohet së bashku në bashkëpunim: ILO me Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal (RCC)

Projekti me fokus mbi Dialogun Social, për promovimin dhe rritjen e efektivitetit të dialogut social trepalësh, adresohet në tre komponentë të tij, që janë:

  1. Krijimi i mjeteve për monitorimin e performancës online për Këshillat Ekonomikë dhe Socialë.
  2. Hartimi i udhëzuesve rajonalë për promovimin e kontratave kolektiveve në sektorët e zgjedhur ekonomikë.
  3. Promovimi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të punës dhe marrëdhënieve industriale (ku do të përfshijë dhe dy drejtime veprimi: punësimi joformal dhe puna e padeklaruar, si dhe inspektimi i punës nga Inspektoriati i Punës)
  4. Nikollaj, së pari dha mendimet e KSSH-së mbi projektin e parë të zhvilluar, ku theksoi kritikën se Sindikatat nuk kanë qënë shumë të përfshira në të gjithë zhvillimin e tij, por më shumë ka pasur aspekt kundrejt tyre thjesht informues. Madje edhe në fazën e fundit, atë të Raportit, Shqipëria është i vetmi vend që ka përfshirë vetëm disa nëpunës të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe asnjë nga Sindikatat.

Në lidhje me ESAP II, pra fazën e dytë të projektit, sugjerimet e KSSH-së ishin se duhet të adresohen dhe se projekti do të ishte efektiv nëse mund të ndihmojë në lehtësimin e probleme që sot ekzistojnë në Shqipëri në dialogun social dhe tregun e punës, të tilla si:

  • Hapa mbrapa Dialogu Social në nivel kombëtar dhe mos funksionimi normal i KKP.
  • Nuk ekziston DS në nivel territori, pasi: KKP nuk funksionon sipas rregullores dhe nuk janë ngritur KKP lokale e territoriale, nuk ka buxhet të specifikuar për të, Sekretariatet janë inekzistente, është krijuar në mënyrë të paligjshme nga Kryeministri një Këshill Ekonomik ku ka përjashtuar Sindikatat, ndërkohë që vendet e BE i kanë KKP si Këshilla Social-Ekonomik (pra gjitjëpërfshirës), etj.
  • Ka rënie ekonomike dhe mos rritje produktiviteti
  • Papunësia e lartë, të rinjtë, gratë, Informaliteti i lartë
  • Deficiti dhe evazioni fiskal
  • Dhënia e asistencës deri tani ka qënë gjithmonë vetëm qeverive dhe forcimi i kapaciteteve të partnerëve social, si pjesë e një hallke të të njëjtit zinxhir janë lënë gjithmonë jashtë, pavarësisht kërkesave të KSSH.
  • Ulur niveli i varësisë së ISSH , duke kaluar varsine tek Ministria e Financave ,ne konflikt te pastert interesi.
  • Krijimi i AKPA ka përjashtuar partnerët nga vendimmarrja (kthyer në Bord Konsultativ), ndërkohë që ai është një Bord që mer vendime për financimin dhe ristrukturimin e tregut punes , nepermjet fondeve te posaqeme apo graneve per nxitjen e punesimit , si dhe fondeve per kualifikimin dhe arsimimin profesional .
  • Në lidhje me Sindikatat:
  1. Vendim formal për përfaqësueshmërinë (vetëm për KKP) dhe jo në lidhje me perfajqesushmerine ne tersi , e cila duhet te jete e matshme , me kritere te qarta numerike , per cdo nivel dhe per cdo profesion..
  2. Mungesë ligji për sindikatat
  3. Mungesë ligji për kontraktimin kolektiv
  4. Nuk ekziston votimi sindikal, etj.
  5. Nikollaj theksoi se në të tre përbërësit e projektit, pjesëmarrja e sindikatës është e rëndësishme dhe ILO duhet të sigurojë pjesëmarrjen aktive të të tre partnerëve socialë dhe të sigurojë që të tre partnerët të përfitojnë nga zbatimi i tij.
Share