INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Takim i ETUC me Konfederatat e Sindikatave të vendeve kandidate për në BE, mbi njohjen e dialogut social dhe përfshirjen/rolit të sindikatave në procesin e anëtarësimit në BE nga Qeveritë përkatëse.

Znj. Tea Jarc, Sekretarja Konfederale e ETUC organizoi një takim me Konfederatat e Sindikatave të vendeve kandidate për në BE për të diskutuar mbi Paketën e Zgjerimit 2024.
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH), kishte në këtë takim gjithë lidershipin e KSSH, Sekretarët e Përgjithshëm të Federatave, kryesuar nga Presidenti i KSSH-së, Z. Kol Nikollaj dhe Zëvëndës Presidentja e KSSH, Znj. Anisa Subashi, të cilët ishin dhe raportuesit në këtë takim mbi gjithë çështjet e dialogut social dhe përfshirjen e KSSH në procesin e anëtarësimit.
Pas takimeve me zyrtarë nga DG NEAR dhe një letre drejtuar Komisionerit të Zgjerimit Várhelyi nga ETUC, ku kërkuan njohjen e dialogut social dhe rolit të sindikatave në procesin e anëtarësimit në BE, Komisioni Evropian publikoi paketën e zgjerimit 2024.
Sekretarja Konfederale e ETUC Tea Jarc organizoi këtë takim me Konfederat e vendeve kandidate për të diskutuar për raportin e secilit vendit, pasi pa komentet e Konfederatave Sindikale është shumë e vështirë për ETUC të vlerësojë nëse fotografia që po portretizohet nga Komisioni dhe nga qeveria e çdo vendi vendi korrespondon me realitetin me të cilin po përballet organizata sindikale në çdo vend vendin .
Komentet janë gjithashtu të rëndësishme për të pasur një vlerësim të pavarur të përafrimit të ligjeve të vendeve kandidate me legjislacionin social dhe të punës të BE-së, i cili është një kërkesë e detyrueshme për anëtarësimin në BE.
Çështjet që u diskutuan dhe informuan çdo Konfederatë kishte të bënin me:
A mund të konfirmoni nëse shërbimet e Komisionit kanë kontaktuar organizatat tuaja përpara përpilimit të raportit të vendit?
A është raporti një përshkrim i drejtë i situatës në vendin tuaj?
A e konsideroni organizatën tuaj të përfshirë mjaftueshëm në procesin e anëtarësimit, në mënyrë kuptimplote dhe në kohë?
A jeni dakord me rekomandimet, veçanërisht ato nën kapitullin 19 mbi politikën sociale dhe të punësimit?
A mund të konfirmoni nëse komentet për hapësirën që i jepet shoqërisë civile në vendin tuaj janë të zbatueshme edhe për organizatat sindikale?
Share