INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Sot KSSH mbush 32 vite.! Asambleja e Përgjitheshme e KSSH-së uron të gjithë antarësine e saj : Gëzuar 32 vjetorin e themelimit të KSSH-së.!

Më poshtë do gjeni një përshendetje të shkurtër të Presidencës Ekzekutive të KSSH , në kët përvjetor.!!
32 VJET KSSH.
KSSH-ja sot feston 32 vjetorin e saj. Ajo është krenare që 32 vite me pare diti te orientohet ne ato kohe te turbullta politikisht, të rrënuara ekonomikisht, me moral të ndrydhur ideologjikisht, por me shpresë të madhe e besim të patundur në të ardhmen Euro – Atlantike të vendit tonë.
Përcaktimi i saktë i strategjive, dhe i perspektivave që në fillimet e saj ne vitin 1991, renditi KSSH-në në anën e forcave progresiste, në anën e forcave politike dhe shoqërore qe punonin e luftonin për një shoqëri demokratike, solidare dhe sociale me te cilat ndau dhe krijoi vlerat të përbashkëta, që për Ne kanë qënë dhe do të mbeten të shenjta si pavarësia e organizimit dhe negocimit, liria e anëtarësimit, punësimi dhe shpërblimi dinjitoz, solidariteti dhe uniteti njerëzor.
Predikimi dhe ushtrimi i këtyre vlerave e bëri sindikatën tonë një sindikatë demokratike, një sindikatë e cila duke punuar dhe ndryshuar veten e saj ka kontribuar dhe po kontribuon për të ndryshuar dhe forcuar Shqipërinë.
Kontributi dhe eksperienca e këtyre viteve për të gjithë Ne ka qënë dhe do të mbetet eksperienca më e rëndësishme e jetës sonë. Ne ketë moment solemn për organizatën tonë ne kujtojme me respekt e me nderim të veçantë, ata mijëra njerëz të thjeshte, anëtare, aktivist, e drejtues te KSSH-së të cilët janë përpjekur, kane kontribuar e luftuar për realizimin e aspiratave të misionit tonë.
Nje kujtim dhe nderim i vecante sot në kët përvjetor shkon për të gjithë ata aktiviste apo drejtues sindikal te cilet nuk jetojnë fizikisht , por kontributi dhe vepra e tyre është celnikosur në themelet e forta të KSSH-së.
Gjatë këtyre 32 viteve ne kemi mësuar shume dhe jemi të qartë tashme se duhet të vazhdojmë me përkushtim të japim kontributin tone me të gjithë faktorët dhe aktoret politik – ekonomik e social, në mënyrë konstruktive dhe profesionale.
Ne duhet të punojmë në rrugën tonë të përbashkët për një bashkërendim sa me real te politikave te punësimit për te arritur një punësim produktiv dhe duke e bere të mundur te drejtën për pune si një të drejtë themelore për çdo qytetar.
Sot në këtë përvjetor ne jemi në gjendje që jo vetëm të kuptojmë historinë tonë por edhe për të demonstruar e konfirmuar angazhimin tonë në këtë mision në të ardhmen tonë të përbashkët Europiane.
KSSH ne këtë feste jubilare te 32 vjetorit te themelimit te saj KSSH , vjen me një anëtarësi sindikale te konsoliduar dhe të shtrirë në të gjithe territorin e Shqipërisë, me një raport gjinor 51% të anëtarësisë gra dhe vajza. Me struktura te konsoliduara në të gjithë nivelet ku 38% janë të rinj e të reja. Vjen me nënshkrimin mazhoritar te 107 kontratave kolektive ne nivel nacional dhe te 450 kontratave kolektive te nënshkruara në ndërmarrje, sektor, apo territore te ndryshme nga i gjithë vendi.
Ne saj te këtyre rezultateve tashmë KSSH-ja ka marre rolin udhëheqës dhe me te perfajqesuar , në lëvizjen sindikale shqiptare , si sindikata më e përfaqësuar me 5 anëtare ne KKP, si dhe është e përfaqësuar në të gjitha bordet administrative te 3 – partneritetit që veprojnë në shkallë kombëtare apo territoriale.
Vizioni ynë për një Shqipëri sociale, për nje te ardhme të garantuar për punëtorët dhe qytetarët tonë ka qënë dhe do te mbetet prioritet i gjithë punës , aktivitetot dhe axhendës sonë në të ardhmen.
Vizioni ynë për një Shqipëri Europiane ku e drejta për te punuar te behet një realitet, në të cilin ligjet e unifikuara dhe te ratifikuara me ato te BE-se e te miratuara nga Parlamenti e shteti shqiptar te zbatohen nga qeveria dhe strukturat e saj ekzekutive ne vijimësi.
Vizioni ynë është për një Shqipëri ku punëtorët të konkurrojnë dhe përfitojnë paga, e standarde sociale. Për një vend ku punëdhënësit e punëmarrësit te ndajnë pushtetin dhe përgjegjësitë së bashku si e vetmja mënyrë për të arrirë standardet e një pune të denjë.
Vizioni ynë është që Shqipëria të bëhet një vend me fuqi punëtore të arsimuar, me një arsim të shkëlqyer akademik dhe me një trajnim e formim profesional ne përputhje me standardet e BE.
Te gjitha këto kanë nevojë për sindikata te forta, prandaj KSSH-ja i mobilizon te gjitha forcat e saj me qëllim që të mos e lërë fatin e punëtorëve në duart e atyre që shohin me shumë shifrat ekonomike se sa nevojat jetësore të njerëzve.
Zhvillimi, transformimi, reformimi dhe konsolidimi i jetës organizative të KSSH-së gjatë këtyre viteve nuk ishte një proces i lehte. Ashtu si të gjithë proceset e sindikatave ne vendet ish-komuniste te Europës lindore dhe KSSH-ja e ka pasur prezent ndihmën dhe bashkëpunimin internacional. Padyshim afilimi dhe mbështetja ndërkombëtare e Konfederatës ndërkombëtare të sindikatave – ITUC, Konfederatës Europiane të sindikatave – ETUC apo bashkepunimi me Sekretariatet Nderkombetare te profesioneve, e veçanërisht bashkëpunimit bilateriale me dhjetëra sindikata nga rajoni, Europa, Euro – Azia e deri ne Ameriken e Afriken e larget kane qene nje kontribut i çmuar ne këto procese.
Qellimi i tyre është që ne te mos mbetemi në gjysmë të rrugës, të mos mbetemi peng i konflikteve shterp politike, por te bëhemi pjese e realitetit social ekonomik dhe politik te BE-së. Te bëhemi pjese e një Europë të ndryshuar, e një Europë me dimension social dhe njerëzor, e një Europë të re per punën, për solidaritetin, për integrimin, kundër teknokracisë, popullizmit e nacionalizmit. Te bëhemi pjesë e një Europe të re me një Kontratë të re sociale , e nje Europe me zhvillim të qëndrueshem e besim të diversifikueshem.
Gëzuar festën e 32 Vjetorit të themelimit KSSH.!!!
Kol Nikollaj
President i KSSH-së.
Share