QTSSSH – KSSH në kuadër të përmbylljes së Projektit të ILO-s “Qasje në drejtësi për mosmarrëveshjet në punë përmes ndërmjetësimit dhe pajtimit”, me pjesëmarrjen e të drejtueseve Kombëtar dhe Rajonal të Federatave Sindikale nga Fieri, Vlora, Lushnje, Berat, Mallakastër, etj.
Ky takim u zhvillua në Prefekturën e Fierit, ku vetë Prefekti i Fierit ishte i pranishëm, vlerësoi punën e KSSH-së në Qark, por edhe në gjithë Shqipërinë, bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve, vlerësoi edhe projektin dhe punën e bërë gjatë këtyre dy viteve, e cila padyshim do të ketë vazhdimësi të rezultateve pozitive për botën e punës në Shqipëri dhe që do të.çojë në sheshimin e problemeve dhe konflikteve pa qënë e nevojshme që të agravojnë apo shkojnë deri në gjykatë.
Në aktivitet ishte edhe Drejtorja e AKPA Fier dhe nga Inspektoriati Shtetëror I Punës Fier, të cilët padyshim që vlerësuan punën e KSSH-së, projektin, si dhe bashkëpunimin ndërmjet partnerëve social si thelbësore për të patur një botë pune ku konfliktet dhe problemet zgjidhen me negocim dhe në përfitim të dyja palëve.
Tematika e takimit u përqëndrua kryesisht në konfliktet që lindin në procesin e negocimit dhe nënshkrimit të Kontratave Kolektive të Punës; situata e kontratave kolektive në KSSH si dhe puna që bëjnë Zyra Kombëtare dhe ato Rajonale të Ndërmjetësimit dhe Pajtimit, sidomos me mbështetjen që ka marrë nga zbatimi i këtij projekti; si dhe një përmbledhje të rezultateve dhe rekomandime përmbyllëse të këtij projekti dhe angazhimet e KSSH-së për vazhdimësinë e përmirësimit të punës së saj në këtë fushë, si dhe përfshirja në kontratat kolektive të neneve mbi këtë çështje, por edhe theksimi edhe njëherë se Ndërmjetësimi dhe Pajtimi janë mënyrat më të mira për zgjidhjen e konflikteve kolektive dhe individuale të punës. Kjo mënyrë ka epërsi për shkak se procedurat kryhen :
Paqësore
Të shpejta
Konfidenciale
Të paanshme
FALAS
Seminari u zhvillua në formën e bashkëpunimit dhe debatit për evidentimin e pikave të forta, promovimin e tyre si dhe eliminimin e dobësive e sidomos shkëmbimin e informacionit, bashkëpunimin institucional me punëdhënësit dhe forcimin e kapaciteteve të sindikatave në fushën e negocimit dhe kontraktimit kolektiv.