INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Seminar kualifikimi i realizuar nga Qendra e Trajnimit dhe Studimeve Sindikale të Shqipërisë në Lezhë

QTSSSH – KSSH në kuadër të përmbylljes së Projektit të ILO-s “Qasje në drejtësi për mosmarrëveshjet në punë përmes ndërmjetësimit dhe pajtimit”, me pjesëmarrjen e të gjithë drejtueseve rajonale të Federatave Sindikale nga Lezha, Shkodra, Mirdita, Laçi, Kuksi, etj.
Tematika që u zhvillua u përqëndrua kryesisht në Konfliktet që lindin në procesin e negocimit dhe nënshkrimit të Kontratave Kolektive të Punës; situata e kontratave kolektive në KSSH si dhe puna që bëjnë Zyra Kombëtare dhe ato Rajonale të Ndërmjetësimit dhe Pajtimit, sidomos me mbështetjen që ka marrë nga implementimi i këtij projekti; si dhe një përmbledhje të rezultateve dhe rekomandime përmbyllëse të këtij projekti dhe angazhimet e KSSH-së për vazhdimësinë e përmirësimit të punës së saj në këtë fushë, si dhe përfshirja në kontratat kolektive të neneve mbi këtë çështje, por edhe
theksimi edhe njëherë se Ndërmjetësimi dhe Pajtimi janë mënyrat më të mira për zgjidhjen e konflikteve kolektive dhe individuale të punës. Kjo mënyrë ka epërsi për shkak se procedurat kryhen :
Paqësore
Të shpejta
Konfidenciale
Të paanshme
FALAS
Seminari u zhvillua në formën e bashkëpunimit dhe debatit për evidentimin e pikave të forta, promovimin e tyre si dhe eliminimin e dobësive e sidomos shkëmbimin e informacionit, bashkëpunimin institucional me punëdhënësit dhe forcimin e kapaciteteve të sindikatave në fushën e negocimit dhe kontraktimit kolektiv.
Share