INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Rinënshkruhet Kontrata Kolektive e Punës ndërmjet MSHMS-KSSH. 2024-2027

Këto ditë përfunduan me sukses negociatat dhe u arrit dakortësia ndërmjet Federatës së Sindikatës së Punonjësve të Shëndetësisë dhe Federatës së Sindikatave të Administratës Publike dhe Shërbimit Civil të Shqipërisë, anëtare të KSSH me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, MSHMS, duke nënshkruar Kontratën Kolektive të Punës për periudhën 2024-2027.
Për të 5️⃣ herë radhazi KSSH nënshkruan si Sindikata e vetme dhe më e përfaqësuara në sistemin shëndetësor publik dhe në administratën shtetërore të Shërbimit shtetëror social Kontratën Kolektive të Punës, e cila shtrin efektet dhe mbulon me mbrojtje dhe përfaqësim të gjithë të punësuarit në të gjitha Institucionet e varësisë së MSHMS.
Krahas përcaktimeve ligjore për ndërtimin juridik të marrëdhënieve të punës, pagës, shpërblimeve, kohës së punës dhe pushimet, sigurimeve shoqërore, fillimit dhe përfundimit të marrëdhënieve të punës, të drejtave dhe lirive Sindikale, edukimin dhe trajmimi profesional dhe sindikal ,etj. Kjo Kontratë Kolektive ka risi përfshirjen e një kapitulli të veçantë për mbrojtjen e punëmarrësve nga dhuna dhe diskriminimi, ngacmimi seksual, barazia gjinore, procedurat e ndjekjes dhe zgjidhjes së ankesave dhe kërkesave të punëmarrësve nëpërmjet funksionimit të komisioneve dy palëshe të zgjidhjes së mosmarveshjeve si mekanizma të brendshëm konsultues jashtëgjyqësore, si dhe zgjidhjen e konflikteve Kolektive të punës nëpërmjet sistemit shtetëror të ndërmjetësimit dhe pajtimit.
Në këtë Kontrate Kolektive përcaktohet qartë detyrimi i punëdhënësit për bashkpunimin institucional dhe përfshirjen e Sindikatës në konsultime për pagat, pensionet, shpërblimet, buxhetet vjetore si dhe çdo reformë apo akt Administrativ që merret nga Ministria përkatëse apo Qeveria për Sistemin shëndetësor publik dhe për Shërbimin Social Shteteror.

Share