Z. Oliver Röpke, President i EESC, së bashku me Z. Amir Ghoreishi, Shefi i Kabinetit dhe Z. Charles Manoury, përfaqësues i Kabinetit zhvilluan një takim me Sekretarët e Përgjithshëm të Federatave të KSSH-së, në Zyrat Qëndrore të KSSH-së.
Lidershipi i KSSH pati kënaqësinë dhe nderin për të pritur në KSSH mikun e dashur Oliver Röpke, bashkë me kolegët e tij, në vizitën e parë të tyre në Shqipëri, ku ndalesën dhe takimin e 1️⃣ e bënë në zyrat e KSSH-së.
Ky takim ishte sa instucional dhe miqësor, duke qënë se Presidenti i EESC vjen nga Konfederata e Sindikatave Austriake ÖGB, e cila është një mbështetëse, si dhe një mike e dashur e KSSH-së.
Z. Ropke në fjalën e tij tha se duke qënë se ai vjen nga Konfederata e Sindikatave të Austrisë, ÖGB, e cila është një mike e dashur për KSSH-së ndihet si në shtëpinë e tij. Ai solli përshëndetjet e përzemërta të Presidentit të ÖGB, Z. Wolfgang Katzian, gjithashtu dhe President i ETUC, si dhe Z. Marcus STROHMEIER, Shefi I Politikave Ndërkombëtare të ÖGB.
Theksi i takimit ishte mbështetja e EESC për KSSH-në, axhenda e mandatit të Presidentit të EESC për të përfshirë në opinionet e saj edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, integrimin e Shqipërisë në BE, etj.
Sekretarët e Përgjithshëm të Federatave përveç falënderimit të veçantë dhe të përzemërt, informuan mbi Federatat respektive, punën e tyre, kontratat, aktivitetin, prioritetet dhe gjithashtu dialogun social në Shqipëri.
KSSH ndihet e nderuar që në EESC ajo ka 5 përfaqësues të saj si Kandidatë Anëtarë për Zgjerimin (ECMs), ku:
🗣 Znj. Anisa Subashi, Zëvëndës Presidente e KSSH-së ka qënë përfaqësuesja e Shqipërisë në takimin e 1️⃣, ku u paraqit kërkesa dhe u miratua krijimi i ECMs, në 12 Korrik 2023, e cila i adresoi kërkesën e Shqipërisë gjithë kolegëve të EESC, kërkesë e miratuar po atë ditë.
🗣 Z. Neshat Zeneli ka marë pjesë në takimet në EESC në Bruksel të përgatitjes së opinionit mbi “Aftësitë dhe mungesa e fuqisë punëtore”
🗣 Z. Hajrush Collaku ka marë pjesë në takimin për përgatitjen e opinionit “TEN/836 Mungesa e fuqisë punëtore dhe Aftësive në sektorin e transportit, energjisë, infrastrukturës dhe atë digjital”
Z. Röpke theksoi se në takim institucionale që ai ka organizuar këto 2 ditë, po edhe me Kryeministrin Rama ai do të këmbëngulë jo vetëm për respektimin e dialogut social por edhe forcimin e saj dhe konsolidimin në nivel institucional dhe përfshirjen e KSSH-së dhe Federatave të saj në konsultime dhe hartime të politikave të rëndësishme për Shqipërinë dhe proçesin e saj të integrimit.