INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Në kuadër të Garancisë për Rininë në Shqipëri, si një nga programet më të rëndësishme kryesore të BE-së

u zhvillua takimi online për të identifikuar së bashku mënyra efektive në të cilat partnerët socialë dhe shoqëria civile mund të kontribuojnë në zbatimin e saj.
Objektivi i këtij takimi ishte identifikimi i çështjeve specifike të qeverisjes që mund të përmirësojnë pjesëmarrjen në shumë nivele të qeverisjes dhe në rritjen e përfitimit nga zbatimi i Garancisë për Rininë në Shqipëri dhe roli dhe kontributi i Organizatave të Shoqërisë Civile dhe Partnerëve Socialë në Arsimin, Formimin dhe Punësimin e të Rinjve.
KSSH ishte e përfaqësuar nga Znj. Anisa Subashi, Zëvendës Presidente e KSSH-së dhe Z. Hajrush Çollaku, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Arsimit dhe Shkencës, anëtare e KSSH-së, të cilët janë edhe pjesë e grupit teknik në këtë rrjet.
Të dy përfaqësuesit ndërhynë gjatë takimit duke dhënë mendimet dhe kontributin e tyre në lidhje me çështjet e këtij takimi, si dhe pikësynimet e KSSH-së.
Share