Nën drejtimin e Nënprefektit të Qarkut Shkodër, z. Hysen Hysaj, u zhvillua takimi konsultativ i radhës me përfaqësues të shoqatave të punëmarrësve, shoqatave të punëdhënësve, shoqatës së personave me aftësi ndryshe, si dhe strukturave shtetërore në nivel qarku.
Ky takim, si pjesë e funksionimit të mekanizmit të dialogut social trepalësh, u fokusua në trajtimin e disa çështjeve me rëndësi për zhvillimin socio–ekonomik të qarkut, ndër të cilat:
-Punësimi dhe aftësimi profesional;
–Largimi i të rinjve, veçanërisht nga zonat rurale;
–Krijimi i kushteve të përshtatshme të punës për personat me aftësi ndryshe;
–Lëvizshmëria urbane në territorin e qarkut;
–Çështje ekonomike që has biznesi i vogël;
–Subvencionimi dhe rishikimi i kuadrit ligjor në sektorin e bujqësisë.
Në këtë kuadër, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) vlerësoi rëndësinë e forcimit të dialogut social si një instrument kyç për mbrojtjen e të drejtave të punëmarrësve dhe përfshirjen e tyre aktive në proceset vendimmarrëse në nivel rajonal, duke theksuar nevojën për politika gjithëpërfshirëse që garantojnë punë të denjë dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Ky proçes vijon të mbetet një hap i rëndësishëm drejt forcimit të dialogut institucional dhe social në nivel rajonal, me qëllim përmirësimin e politikave publike dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm në Qarkun e Shkodrës.


