INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Lezhë 18.08.2023. Takim Rajonal i kordinatorëve të KSSH.

Në qytetin e Lezhës KSSH organizoi një seminarë kualifikimi i përgatitur nga Qendra e Trajnimit dhe Kualifikimit Sindikal e KSSH-së në kuadër të përmbylljes së Projektit të ILO-s “Qasje në drejtësi për mosmarrëveshjet në punë përmes ndërmjetësimit dhe pajtimit”.
Seminari u moderua nga Zv.Presidentja e KSSH dhe antare e Zyrës Kombëtare të Pajtimit dhe Ndërmjetësimit, Znj.Anisa Subashi.
Ajo shtjelloj situatën konkrete të Kontraktimit Kolektiv në KSSH dhe u përqëndrua kryesisht në Konfliktet që lindin në procesin e negocimit dhe nënshkrimit të Kontratave Kolektive të Punës.
Informoj Sindikalistët për mbylljen me sukses të këtij projekti dhe informoj rreth takimit përmbyllës që do mbahet në Tiranë me dt.30 dhe 31 gusht 2023.ku do marrin pjesë të gjith kordinatoret e KSSH të çertifikuar nga ILO si Ndërmjetësues dhe Pajtues lokalë.
Konkluzioni thelbësor i rezultuar nga mbyllja me sukses i këtij projekti rezulton se , Ndërmjetësimi dhe pajtimi janë mënyrat më të mira për zgjidhjen e konflikteve kolektive dhe individuale të punës. Kjo mënyrë ka epërsi për shkak se procedurat kryhen :
Paqësore
Të shpejta
Konfidenciale
Të paanshme
FALAS
Në përmbyllje të takimit Presidenti i KSSH, Z.Kol Nikollaj bënë një përmbledhje të rezultateve dhe rekomandime e përmbyllëse të këtij projekti , si dhe falënderoj ILO-n dhe kordinatoren e këtij projekti Znj.Dorina Nika për ekspertizën e ofruar dhe mbështetjen si qeverinë Suedeze për mbështetjen financiare të këtij projekti të rëndësishëm.
Share