INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

KSSH kërkon Qeverisë fillimin e konsultimit publik me Sindikatat dhe grupet e tjera të interesit

Diskutimin rreth projektbuxhetit të shtetit për vitin buxhetor 2024 !
Mbështetur në ligjeslacionin në fuqi si dhe në parashikimet e strategjisë afatmesme buxhetore 2024 -2026, KSSH kërkon Qeverisë të vijojë me rritjen e pagave në vitin 2024 , kryesisht në sektorët publikë prioritarë si shëndetësia, arsimi, administrata publike ,siguria, mbrojtja etj. Duke synuar një pagë mesatare në 88.000 lekë.
Për punonjësit e Sistemit Shëndetësor publik përfshi dhe ata mbështetës në kët sistem: KSSH kërkon rritje mesatare 25-35% të pagës bruto.
Për punonjësit e Sistemit arsimor parauniversitar dhe ata mbështetës në kët sistem KSSH kërkon rritje page 20-30% të pagës bruto.
Për punonjësit e Sistemit Arsimor të Lartë , Universitar dhe administratës mbështetëse të tyre KSSH kërkon rritje page 25-30% të pagës bruto.
Për punonjësit e Administratës Publike të pushtetit vendor , KSSH kërkon rritje page 20-24% të pagës bruto duke kushtëzuar fondet dhe ndikuar në transparencën e vendimmarrjes së Këshillave Bashkiak nëpërmjet autoritetit qarkut dhe prefekturës.
Për punonjësit e Administratës Publike qëndrore dhe punonjesve me Statusin e Nëpunësit Civil kufiri minimal i rritjes së pagës të jetë 25% e pagës bruto.
Për punonjësit e Forcave të Armatorura që përfitojnë rritje të pagës për gradë me 4- 22% për vitin 2024 sipas strategjisë afatmesme të buxhetit shtetit.
Për punonjësit e Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit, KSSH kërkon të përfitojnë rritje të pagës për gradë me 21-35% në vitin 2024 me prioritet gradat e ulëta.!
Punonjësit e Policisë së Burgjeve, të përfitojnë rritje të pagës 22-36% në vitin 2024, me prioritet gradat e ulëta.!
Për të gjitha Kompanitë publike dhe shoqëritë Publike me përgjegjësi të kufizuar me kapital shtetëror rritja e pagave të jetë 25-30% e pagës bruto.
Paga Minimale KSSH kërkon që duke filluar nga 1korriku 2024 paga minimale të bëhet 46 mijë lek në muaj. Si dhe brenda vitit 2024 të përcaktohet Minimumi Jetik Zyrtar dhe të bashkëvendoset grafiku i zbatimit tijë në një afat kohor 5 vite.!
KSSH kërkon rritje pensioneve për 680 mijë pensionistë me 20%.Ndërsa për pensionistet e dalë në pension para vitit 1994 dhe për pensionistet e kooperativave bujqësore pensioni i tyre të rritet me 30-35%.!
Share