INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

KSSH merr pjesë në Forumin e Komuniteteve dhe Biznesit për Migracionin dhe Diasporën.

Forumin e Komuniteteve dhe Biznesit për Migracionin dhe Diasporën

Znj.Anisa Subashi, Zëvëndës Presidente e KSSH-së dhe Sekretare e Përgjitshme e Federatës së Sindikatave të Administratës Publike dhe Shërbimit Civil të Shqipërisë (FSAPSHCSH) dhe Znj.Anisa Qose, Sekretare e Përgjitshme e Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Bujqësisë, Ushqimit, Pylltarisë, Peshkimit dhe Ambjentit të Shqipërisë (FSPBUPPASH) morën pjesë në Forumin e organizuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), Misioni në Shqipëri, i cili po zbaton projektin “Forcimi i kapaciteteve institucionale vendore për migracionin në Shqipëri”, i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, me qëllim të kontribuojë në fuqizimin e qeverisjes lokale për të menaxhuar në mënyrë efektive çështjet e migracionit dhe diasporës.

Në qendër të diskutimeve në Forumin e Komunitetit dhe Biznesit në Dibër ishin Paktet Ndërbashkiake për Punësimin,  një hap konkret për të forcuar rolin e bashkive në qeverisjen e migracionit dhe për të nxitur zgjidhje të qëndrueshme për lëvizshmërinë e fuqisë punëtore brenda vendit.

Gjatë dy ditëve, me mbështetjen e British Embassy Tirana, pjesëmarrës nga Bashkia Dibër, bashkitë e Vlorës, Sarandës, Kukësit, Matit, Bulqizës dhe Konispolit, Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, përfaqësues të biznesit, shoqërisë civile, diasporës dhe komunitetit të Rabdsishtit, diskutuan mbi sfidat dhe mundësitë që sjellin turizmi, bujqësia dhe sektorë të tjerë, si edhe nevojën për alternativa të qëndrueshme punësimi dhe riintegrimi në Shqipëri.

Share