INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

KSSH kërkon Qeverisë : Kthimin Urgjent të Minierës Kromit Bulqizë në “Një Minierë që të shfrytëzohet me regjim gazi.”!

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë vazhdimisht ka ndjekur me përgjegjësi situatën e Sigurisë dhe Shëndetit në punë në minjera në përgjithësi e Minierën e Kromit në Bulqizë në veçanti!
Pavarësisht përpjekjeve dhe investimeve të kryera në vitet e fundit në kët drejtim KSSH është e shqetësuar për mos vendimmarrjen e strukturave përgjegjëse shtetërore për ta klasifikuar kët vendburim si një vendburim shfrytëzimi me regjim gazi.
Punimet në thellësi të medha si dhe numëri i lartë i aksidenteve të përsëritura nga rrjedhja e gazit helmues në vitet e fundit e bëjnë nevojë emergjente një gjë të tillë.
KSSH apelon Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë MEI.dhe Axhensitë shteterore ligjzbatuese AKBN.dhe AKSEM që në.mënyrë të përshpejtuar të përgatisin bazën ligjore dhe të përshpejtojnë vendimmarrjen për kthimin e të gjith vendburimit të Minierës Kromit Bulqizë , në një Minierë që shfrytëzohet me regjim gazi.
Kjo do bëjë të mundur që nëpërmjet ndryshimit teknologjik dhe pajisjeve mbrojtëse përkatëse të mbrojtjes nga gazi do ndryshojë të gjithë pajisjet e punës dhe ato mbrojtëse si dhe mënyra e regjimit të shfrytëzimit të kësaj miniere.
KSSH apelon punëdhënësin që të mos hezitojë por të argumentojë teknikisht dhe shkencërisht domosdoshmërinë e vendosjes së rregjimit të gazit në gjith venburimin e Kromit në Bulqizë dhe të kërkojë qeverisë nëse eshtë e nevojshme edhe ndryshimin urgjent të Kontratës Konçensionare duke ndryshuar planin e investimeve dhe kthimin urgjent të kësaj miniere me regjim mbrojtës nga gazi.
Në lidhje me aksidentin e ndodhur sot në nivelin e 17 të kësaj miniere nga shpërthimi i gazit me pasojë plagosjen e tre punonjësve Z.Rrahim Karaj, Z.Asllan Çakalli dhe Z.Trifon Snalla, Ju uron atyre shërim të shpejtë. KSSH do të ushtrojë gjith ndikimin e saj që kujdesi shëndetësor ndaj tyre të jetë maksimal dhe në mbështetje të Kontratës Kolektive të Punës kurimi i tyre të jetë efektiv , i menjëhershëm dhe nëse eshtë e nevojshme edhe kurim i specializuar jashtë vendit.!
Share