KSSH 3 ditë më parë ngriti alarmin për kantieret e ndërtimit, sot u shënua viktima e radhës!
Në datën 27 Qershor 2025, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë denoncoi faktin se kantieret e ndërtimit në Tiranë dhe bregdet janë kthyer si Banka për arkitektët e huaj që marrin miliona euro dhe si agjensi funerale për punëtorët e ndërtimit që po humbasin jetën për shkak të pasigurisë në punë.
Sot, ku data shënon 30 Qershor 2025, në një kantier ndërtimi në lagjen “Kushtrimi” në Berat u shënua aksidenti i radhës në vendin e punës ku viktimë mbeti shtetasi Ramadan Hatija 66 vjeç.
Shkak i këtij aksidenti të rëndë dyshohet të jetë mungesa e kushteve të sigurisë teknike në punë.
KSSH i shpreh ngushllimet familjes Hatija, kërkon nga Prokuroria të hetojë ngjarjen e rëndë dhe vënien para përgjegjësisë nëse janë shkelur rregullat e sigurisë teknike në punë.
KSSH apelon që Inspektoriati Shtetëror i Punës të shtojë urgjentisht kontrollet në kantieret e ndërtimit që po marrin jetë njerëzish.
Presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë,
Kol Nikollaj


