INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Konferencë Kombëtare e KSSH-së për Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Punëtorëve të aksidentuar dhe vdekur në vendin e punës.

Në kuadër të 2️⃣8️⃣ Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Punëtorëve të aksidentuar dhe vdekur në vendin e punës, e cila lidhet me Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, KSSH organizoi një Konferencë Kombëtare me drejtues Kombëtar dhe Rajonal të KSSH-së, si dhe përfaqësues nga partnerët social në Shqipëri, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ILO, Biznes Albania, FES, Inspektoriati Shtetëror I Punës, CGIL /INCA, etj.
🤝 Bashkëpunimi trepalësh është shumë i rëndësishëm dhe gurë themeli në ndërgjegjësimin dhe zbatimin e të gjithë kërkesave në raport me Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, për krijimin e kushteve të denja pune.
✅ Mga të gjitha palët u nënvizua roli jetik që duhet të luajnë Sindikatat së bashku me Punëdhënësit dhe Qeverinë në mbrojtjen e punëtorëve nga aksidentet dhe sëmundjet e lidhura me punën, si dhe rritjes së kulturës parandaluese dhe rekomanduese, progresi i bërë në lidhje me legjislacionin, puna që po bëhet për Strategjinë Kombëtare për SShP, roli i ISHPSHSH si institucion i rëndësishëm në mbrojtje të Legjislacionit të Punës dhe rregullave në këtë fushë, me të gjithë aspektet e marrëdhënieve të punës, rëndësia për mjekun e punës dhe të një spitali për sëmundje profesionale, rëndësia që i duhet dhënë shëndetit mendor, etj.

Share