Konferenca mblodhi së bashku më shumë se 55 pjesëmarrës, përfaqësues të nivelit të lartë nga Qeveria Shqiptare, OKB-ja, Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), Ambasada e Qeverisë së Suedisë në Tiranë, Sindikata, drejtues biznesi, ekspertë ndërkombëtarë dhe punonjës fasonerie, për të diskutuar të ardhmen e sektorit të TCLF dhe e organizuar në kuadrin e Programit të Përbashkët të OKB-së “Business4SDGs”.
KSSH ishte e përfaqësuar nga Presidenti i KSSH-së, Zv. Presidentja e KSSH-së, përfaqësues që janë msrra me sektorin, si dhe 12 punonjëse anëtare nga fasoneri në Shkodër, fasoneri në Fier dhe fasoneri në Elbasan
Diskutimet u fokusuan në:
Vleresimi i Raportit të Hartave të TCLF në Shqipëri: Një prezantim gjithëpërfshirës i sektorit, duke theksuar strukturën e tij, tendencat e punësimit, angazhimin e markës, dialogun social dhe zhvillimin e aftësive të fuqisë punëtore.
Kuadri i Qëndrueshmërisë së BE-së dhe Rruga e Shqipërisë përpara: Ekspertët nga EURATEX dhe IndustriALL Europe dhanë njohuri mbi Strategjinë e BE-së për Tekstile të Qëndrueshme dhe Qarkulluese dhe Direktivën e Kujdesit të duhur për Qëndrueshmërinë e Korporatave, duke përvijuar implikimet e tyre për Shqipërinë ndërsa ajo shkon drejt anëtarësimit në BE.
Forcimi i Dialogut Social për Rritje të Qëndrueshme: Rritja e dialogut social dhe negociatave kolektive si mjete thelbësore për rritjen e produktivitetit, sigurimin e pagave të drejta dhe promovimin e punës së denjë në të gjithë industrinë.
Përfundimi i takimit theksoi se një sektor më i fortë, më i drejtë dhe më i gjelbër i Tekstileve, Veshjeve, Lëkurës dhe Këpucëve është i mundur përmes dialogut social, praktikave të përgjegjshme të biznesit dhe përafrimit me qëllimet e qëndrueshmërisë së BE-së.