INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Konferencë e FES mbi të Drejtat, Qëndrueshmërinë, Përputhshmërinë

Fondacioni Friedrich Ebert organizoi një konferencë të rëndësishme mbi ligjin Gjerman rë hyrë në fuqi në Janar 2023 mbi kontrollin e detyrueshëm në 🔗 zinxhirët e prodhimit me temën “Të Drejtat, Qëndrueshmëria, Përputhshmëria”, ku tashmë është miratuar edhe një 🇪🇺🆕📝✅Direktivë e BE-së mbi kontrollin e detyrueshëm.
🙎‍♀️ Znj. Suzana Lulaj, Sekretare e Përgjithshme e Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Tekstilit, Konfeksioneve dhe Shërbimeve Artizanale të Shqipërisë gjatë fjalës së saj në panelin e diskutimeve me aktorë nga fusha të ndryshme interesi paraqiti një panoramë të situatës dhe problematikave në sektorin e fasonerisë, punën e bërë nga Federata si brenda vendit, por edhe me kolegët ndërkombëtar mbi këtë temë që ka vite që diskutohet në tavolinat dhe aktivitetet e përbashkëta, si dhe rëndësinë dhe ndihmën që ky ligj jep në Shqipëri për kompanitë gjermane të cilat operojnë edhe në Shqipëri.
KSSH ishte pjesëmarrëse në këtë aktivitet me Sekretarët e Përgjithshëm të Federatave të saj dhe gjatë takimit diskutoi mbi rëndësinë dhe ndikimin e ligjit gjerman për kontrollin e detyrueshëm në 🔗 zinxhirët e prodhimit, duke e shqyrtuar në kontekstin e fuqizimit të ekonomisë shqiptare, shmangien e rreziqeve në zinxhirët e furnizimit dhe sigurimin e të drejtave sindikale të punonjësve, por edhe ato të organizimit sindikal, po aq sa edhe rëndësinë e 🇪🇺🆕📘📝 Direktivës Europiane të ✅ miratuar në Prill 2024.

Share