INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Nënshkruhet Kontrata Kolektive e Punës, KSSH-AKPA

Sot në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, AKPA në praninë e Drejtorit të Përgjithshëm te saj Z.Klevis Hysa dhe Presidentit të KSSH ,Z.Kol Nikollaj u nënshkrua Kontrata Kolektive e Punës edhe për 3 vitet e ardhshme.
Kjo kontratë Kolektive erdhi si rezultat i bisedimeve dhe negocimeve disa mujore ndërmjet palëve. Kontrata Kolektive e Punës e nënshkruar sot i shtrin efektet juridike të saj për tu zbatuar tek të gjithë punonjësit e punësuar në Drejtorinë Qëndrore të AKPA-s, Drejtoritë Rajonale të AKPA-s, dhe të gjithë Ofruesve të Arsimit dhe Formimit Profesional Publik sipas strukturës dhe organikës të miratuar me ligj në vendin tonë. Punonjësit që mbulon kjo Kontratë Kolektive organizohen në dy federata Sindikale, antare të KSSH, Federata Sindikale e Punonjësve të Arsimit, Edukimit dhe Shkencës së Shqipërisë dhe Federata Sindikale e Punonjësve të Administratës Publike dhe Shërbimit Civil të Shqipërisë , sipas përkatësisë profesionale.
Risi të kësaj kontrate përveç kapitujve klasike për ligjislacionin e zbatueshëm, pranimi dhe largimi në nga puna, pagat,shpërblimet, kushtet e punës e siguria e shëndetit, të drejtat dhe detyrimet Sindikale, koha e punës dhe pushimit përfitimet e antarëve të sindikatës etjera. Janë futur dhe kapituj të rinjë në lidhje me Diskriminimin, dhunën dhe ngacmimin seksual në botën e punës ( Konventa C190 e ILO).Mekanizmat e brendshëm për parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve dhe ankesave në punë.Subjektet Sinjalizuese ,barazia gjinore ,liria dhe organizimi sindikal ,formimi dhe trajnimi profesional etj.

Share