INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Konferenca Rajonale e ILO “Platformat e Punësimit dhe Çështjeve Sociale në Ballkanin Perëndimor -ESAP2”

Në përfundim të Projektit të zbatuar nga ILO-s ESAP2, ILO organizoj një Konferencë 2 ditore në Tiranë.
Kjo konferencë mblodhi së bashku nga rajoni i Ballkanit Përendimor mbi 60 përfaqësues të Inspektorateve të Punës, të Agjencive të Zgjidhjes Miqësore të Mosmarrëveshjeve të Punës nga Serbia dhe Mali i Zi, si dhe Ministritë përkatëse që ndjekin qështjet e punësimit , organizatat më të përfajqësuara Sindikale dhe të punëdhënësve , Këshillat Ekonomik dhe Social, dhe përfajqësues të OKB-së në Tiranë. Në konferencë përshëndeti edhe Znj. Claire Harasty, Drejtore e ILO DWT/CO Budapest , e cila sapo është emëruar në këtë funksion të rëndësishëm në udhëheqjen e ILO-s.dhe Znj. Fiona Mccluney, Ambasadore e UN në Tiranë.
Analiza dhe rezultatet e përgjithësime e projektit ESAP1 dhe ESAP2 si dhe idetë e propozimet për projektin e ardhshëm ESAP3 ishin debat i disa paneleve. Në këto panele axhenda e punimeve u fokusua në formalizimin e vendeve të punës dhe krijimin e kushteve më të mira të punës nëpërmjet modernizimit të shërbimeve të Inspektoratit të Punës, duke përfshirë dixhitalizimin dhe inteligjencën artificiale; Paga minimale dhe reforma tatimore në Mal të Zi; punë e padeklaruar në punë të rastësishme dhe sezonale në Maqedoninë e Veriut; dhe vlerën e shtuar të bashkëpunimit rajonal në forcimin e efektivitetit të institucioneve.
KSSH u përfaqësua nga Presidenti i KSSH ,Z. Kol Nikollaj dhe Studiuesi dhe Eksperti i QTSSSH, Z. Neshat Zeneli. Aktiviteti u drejtua dhe monitorua nga Znj.Ada Huibregtse Drejtuese Teknike e Projektit të ILO “ESAP 2”.
Platforma e Punësimit dhe Çështjeve Sociale (ESAP) raportoi për rezultatet e 3 viteve të fundit të punës së saj. ESAP është bërë një komunitet i rëndësishëm për shkëmbimin e njohurive dhe praktikave në Ballkanin Perëndimor dhe një katalizator i bashkëpunimit rajonal.
Share